Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria tërhiqet nga dy akuza, Tom Doshi hetohet vetëm për “kallëzim të rremë”

30/04/2015
Prokuroria tërhiqet nga dy akuza, Tom Doshi hetohet vetëm për “kallëzim të rremë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Presioni ka qenë i madh sepse organi i procedurës sajoi tre akuza për të vendosur masën e sigurisë arrest dhe sot arriti në përfundimin që sipas tyre qëndron vetëm një akuzë po për ne nuk ekziston asnjë akuzë”

Prokuroria ka rrëzuar sot dy nga tre akuzat për Tom Doshin, duke zyrtarizuar vetëm një akuzë për deputetin, “kallëzim i rremë”.
Pas daljes nga prokuroria, avokati Ferit Muçaj bëri të ditur se edhe kjo akuzë nuk qëndron, ndërsa theksoi se do apeloi në Gjykatën e Lartë për pafajësi të Tom Doshit.
“Prokuroria komunikoi vetëm akuzën e kallëzimit të rremë dhe kjo akuzë siç kemi thënë edhe më parë nuk qëndron. Por nga tre akuza, sot ka komunikuar vetëm akuzën e ‘kallëzimit të rremë’”,  tha avokati Muçaj.
Sipas tij, kjo akuzë është në kuadër të “Kallëzimi të rremë” për videon e publikuar në media, ku ishte Durim Bami.
“Tom Doshi ka thënë të vërtetën në videon. Qëllimi i bërjes së videos është për të siguruar vetë atë dhe dëshminë, sepse ndaj dëshmitarit u tha që është bërë kanosje. Aktualisht nuk vazhdon të ruhet nga forcat e policisë. Dihet që presioni ka qenë i madh sepse organi i procedurës sajoi tre akuza për të vendosur masën e sigurisë arrest dhe sot arriti në përfundimin që sipas tyre qëndron vetëm një akuzë po për ne nuk ekziston asnjë akuzë”.
Nga ana tjetër, Muçaj theksoi se sot organi i akuzës nuk komunikoi mbylljen e hetimeve.
“Sot nuk u deklarua mbyllja e hetimeve. Ne do kërkojmë marrjen e provave të tjera”,  shtoi më tej Muçaj.
Avokati theksoi se dosja e deputetit Tom Doshi nuk ka shkuar ende në Gjykatën e Lartë dhe organi i prokurorisë nuk ka vendosur ende.
Ditën e hënë pritet ti komunikohen akuzat edhe deputetit Mark Frroku.
Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku u akuzaun për “kallëzim të rremë”, “kanosje për kallëzim të rremë” dhe “deklarata të rreme para prokurorit”. Ndërsa për deputetin Tom Doshi, tashmë në gjendje të lirë, ka mbetur vetëm një nga tre akuzat, deputeti Mark Frroku do t’i duhet ët presë deri të hënën, kontaktet me prokurorët në spitalin ku ndodhet i shtruar për shkaqe shëndetësore, ëpr tu njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij.
Hetimet për çështjen “Doshi” nisën pas akuzave publike që bëri deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, se kishte zbuluar një komplot për eliminimin e tij fizik dhe të demokratit Mhill Fufi. Pas tri javësh hetime prokuroria për Krime të Rënda ia delegoi dosjen organit qendror të akuzës, pasi doli në përfundimin se e gjithë ngjarja ishte e sajuar.
Me marrjen e autorizimit në Kuvend, prokurori i përgjithshëm firmosi urdhër-ndalimin për deputetët Doshi e Frroku. Gjykata e Lartë caktoi ndaj të dyve masën e arrestit në shtëpi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.