Përgjimi i ri, biseda mes Menduh Thacit e ambasadorit shqiptar Ceku

Përgjimi i ri, biseda mes Menduh Thacit e ambasadorit shqiptar Ceku

82
0
Shares

Është publikuar nga LSDM në Maqedoni sot një bisedë midis kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku. Kjo bisedë i përket vitit 2012 dhe ka të bëjë me zhvillimet politike në Maqedoni, informon INA.

A: A je lodhur

M:Pak, jo shumë.

A: Mos u lodh shumë, shoku (Enver Hoxha) ka thënë të punojmë pa u lodhur.

M:S’kemi për çka të lodhemi, kështu më ngadalë.

A: Shoku juaj që do të shkonte në Tiranë, do të vijë këtu në javën e parë të prillit

M: Shumë mirë

A: Po shiko tani, ke mundësi ta takosh edhe këtu

M:Bravo, më mirë ta shoh këtu, të mos …

A: A!

M: Për shkak se jam në telashe, e ke parasysh

A: Për ate të kërkova, jo ashtu jo kështu, në prill këtu do ta takosh, më mirë është

M: Sigurisht, ndonjë gjë a ke ,dhe shumë të faleminderit

A: Një djalë donte të takonte, a e ke takuar ?

M: Jo nuk kam pasur mundësi, të shoh ta kërkojë këtë jave, por me telefon ne kemi komunikuar

A: Mirë, nuk e di çka ka

M: Po të shoh

A: Unë javën që vjen do të zhvillojë dy takime të nivelit komunal me Sadi Bexhetin dhe shokun tënd R.O (që aludohet në Rufi Osmanin). Ti pyes se çfarë do të bëjnë për 100 vjetorin

M: Shumë mirë, s`ka problem

A: Kam vërejtur se je frikësuar nga koalicioni i ri që do të realizohet

M: (Qeshet)Shumë mirë është kryer

A: Mendoj se shumë mirë ke kaluar tek (mendohet për vizitën tek ambasada e SHBA-ve)

M: Shumë mirë, një orë e gjysmë, por do të bisedojmë

A: S`ka problem

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY