Miratimi i MSA-së, kryeministri i Kosovës falënderon BE-në

Miratimi i MSA-së, kryeministri i Kosovës falënderon BE-në

60
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës, ka mirëpritur miratimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.
“Ky vendim sot është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt nënshkrimit të MSA-së, si mekanizëm kontraktual ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, u shpreh Mustafa.
“Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të lartë për të gjithë partnerët e Kosovës, për Bashkimin Evropian, për qeveritë e vendeve anëtare, për përkrahjen e tyre që Kosova të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane”, ka thënë Mustafa.
Miratimi i MSA-së është mirëpritur edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY