Me një ceremoni të kushtueshme, të gjatë deri në bezdi, pasi ka dorëzuar tek Kryeministri dorëheqjen, Erion Veliaj ka mbyllur ditën e tij të fundit si ministër për tu përballur më pas me garën për Tiranën.
Stafi i ministrisë së Punës është mbledhur në oborrin e pasëm të muzeut kombëtar në një spektakël që tejkalon shumë ngjarjen e rëndomtë që është përsëritur mbi 300 herë në Shqipëri 25 vitet e fundit, largimin e një ministri nga posti.
Në fakt, Veliaj është përpjekur të bëjë punë. Por sic tha edhe ai “ që më mirë të bëjmë pak punë se asgjë”, ka pasur vetëm pak produkt.
Zyrat e punës që u ngritën në të gjithë vendin, kryen vetëm një funksion, futën në punë ata që punonin në zyrat e punës.
Asnjë prej zyrave nuk ia doli të ndalte lumin e madh të emigrimit që nisi nga veriu në jug të vendit. Natyrisht që nuk është vetëm faji i Erionit, por bëhet më shumë faji i tij kur përpiqet ta fshehë me dizajn. Problemi tjetër përvec atij që bart Erioni është se ka implikuar në dizajn edhe vartësit e tij. Njëri prej drejtorëve e quajti ministrin Napoleon.
Askush nuk mund të jetë kundër ceremonive dhe spektakleve që bëjnë zyrat e qeverisë, por në ndryshim nga ato që bëjnë kompanitë televizive apo teatrore, qeverisë, ministrave u kërkohet edhe një kontekst ku ceremonia të ndricojë. Difekti i madh i ceremonisë së madh të ministrit Veliaj është konteksti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/