Blushi: I kam kërkuar dorëheqjen Nanos në 2003 dhe Ramës në 2009

Blushi: I kam kërkuar dorëheqjen Nanos në 2003 dhe Ramës në 2009

64
0
Shares

Ben Blushi ka vijuar kritikat e tij ndaj qeverisë dhe drejtuesve të PS-së. Në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar, Ben Blushi akuzoi se kryeministri me rilindësit e tij po degradojnë Rilindjen. Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur mjaft kritik me Rilindjen, ndërsa ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën dhe Fatos Nanon.
Ben Blushi u ndal edhe te ripërsëritja e qëndrimit të tij për Parlamentin, ndërsa ju prgjigj sërish, kritizerëve të tij brenda PS-së.
Objekt i qëndrimeve të Ben Blushit në këtë intervistë ishte edhe një analizë e kandidturës së PS-së, për Tiranën, Erion Veliaj, për të cilin tha se i duhet punë për të bindur socialistët e Tiranës për vezët e domatet që ju hidhte në vitin 2005.
“Unë do të vazhdojntë flasë”, e mbylli intervistën e  tij Ben Blushi.

“Qeveria të jetë më njerëzore me debitorët e energjisë”
Duke u ndalur te diskutimi për energjinë elektrike, Ben Blushi ka tëhequr vëmendjen për atë që qeveria duhet të ishte më njerëzore me debitorët, jo tu ofronte burgun. Kjo sipas tij ka edhe një kosto të dyfishtë ekonomike.
“Mbajtja në burg e debitorëve të energjisë i kushton dyfsih shtetit, një herë për atë që nuk paguajnë faturën e energjisë dhe një herë tjetër, shpenzime, për mbajtjen e tij në burg, që ka kosto financiare.
Qeveria tu japër kohë debitorëve. Shteti të bëhet njerzëor, të paguajë një herë faturat e tij. Ka raste që personave që njohin një deputet apo në ministër, u janë fshirë faturat e energjisë elektrike”, akuzoi Ben Blushi për standarde të dyfishta, qeverinë.

“Prej katër vjetësh nuk funksionojnë strukturate PS-së”
Deputeti i PS-së ka denoncuar më pas mosfunksinimin e strukturave të PS-së.
“Partia Socialiste nuk ka forume, ka një kryetar, ka kryesi, ka një asamble ka dhe grup parlamentar që zgjidhen një herë në katër vjetë. Këto nuk janë mbledhur prej dy vjetësh që kur PS ka fituar zgjedhjet. Edi Rama ka gjashtë vjet që nuk bën zgjedhje në PS. Ai nuk ka të drejtë të ndryshojë faturën time të energjisë. Pse dute të ndryshojë Statusin e PS-së, i cili thotë, ‘zgjedhjet për kryetarin e PS bëhen një herë në katër vjetë’”, u shpreh Blushi.

“Kryeministri ka ngritur në pushtet klientelën e tij”
Ben Blushi nuk ka kursyer edhe kritikat për qeverinë dhe qeverisjen.
“Klientela e kryeministrit është ngritur në pushtet. A është normale ajo që ndodh me energjinë. E blejme 8 lekë në Serbi dhe e shesim 5 lekë. Po ajo që ndodhi në Marinzë, ka helm në gjakun e punonjësve. Emërimet e Ramës nuk kanë aftësi të ndajnë Gëerdecin nga e kundërta. Po në këtë vend karrierë bëhet duke thënë se ‘kryeministri është shumë i mirë, shefi është shumë i gjatë’”, ironizoi Blushi.
Në vijim deputeti socialist thumboi edhe Rilindjen, që sipas tij ka degraduar nga klientela e rilindësve të kryemsitrit, që sipas tij, po e degradojnë Rilindjen.
“PS u kthye në parti brenda partisë, që merr vendime të çuditshme. Rasti më i fundit është ai i nëpunëses së Minsitrisë së Kulturës, një ish avokate e Gërdecit, e cila është emëruar në funksione të larta publike. Kjo është klientelë e kryeministrit me Rilindësit e vetë, që po e degradojnë Rilindjen”, tha më tej Blushi.

“I kërkova dorëheqjen Nanos në 2003 dhe Ramës në 2009”
Ndërkohë ai rikujtoi se i ka pasë kërkuar dorëheqjen Fatos Nanos dorëheqjen në 2003.
“Kam qënë dy herë ministër deri në 2005. Kam thënë gjëra që të tjerët nuk i kanë thënë edhe në 2003. Atë vit qeveria mbeti me zëvendësministra. I thashë Nanos duhet të japësh dorëheqjen, pasi nëse vazhdojmë kështu do të humbim zgjedhjet. Kam difeket njerëzore dhe politike por nuk kam hequr dorë nga pikëpamja ime. Unë nuk kam biseduar më Nanon për këto probleme dhe nuk jam takuar me të që nga korriku i 2007. Nuk kam asnjë komunikim pas zgjedhjes së Topit, pasi ai dërgoi deputetët në zgjedhjen e Topit President”.
Nuk jam penduar që kam mbështetur në vitin 2003, Edi Ramën për kryetar të PS-së, ka thënë Blushi.
“Biseda ime me Edi Ramën ka qenë, ‘unë do të mbështes deri në zgjedhje, po humbe zgjedhjet, unë nuk të mbështesë’. Kjo ka ndodhur deri në vitin 2009, kur Edi Rama humbi zgjedhjet dhe nuk dha dorëheqjen, por manipuloi nën pretekstine e vjedhjes së zgjedhjeve, gjë që nuk është provuar. I thashë edhe Ramës të jepte dorëheqje në 2009 sepse kishte humbur. Zgjedhjet e 2009 nuk ishin perfekte por ai abuzoi. Në 2013 morëm një mandat më pak se në 2009. Nuk kam biseduar kurrë me Ramën nëse do isha në qeveri. Unë jam shkrimtar dhe PS nuk mund të përjashtojë një shkrimtar”, vijoi Blushi.

“Parlamenti i inkriminuar dhe po degradon për ditë”
 “Unë jam në një parti, pse duhet të krijojë një parti të re”, shpjegoi Blushi hamendësimet e ditëve të fundit.
Më pas ai u ndal te Parlamenti, duke folur për përbërjen e tij. Sipas Blushit, ky parlament po degradon për ditë dhe ka në përbërjen e tij, njerëz të inkriminuar.
“Ky është një Parlament që po degradon për ditë, që ka njerës të akuzuar për vrasje, që i ikin policsë, që akuzohen për vrasje edhe në Europë. Parlamenti është i mbushur me kriminelë e me pasanikë dhe problemi qenkam unë, që jam i vetmi deputet që bën libra”, theksoi Blushi.

“Braçe konfirmo akzuat e mia, Balla po vazhdoi do marrë një përgjigje të ashpër”
Deputeti i PS-së ka hedhur poshtë zërta për krijimin e një partie të mundshme nga ana e tij.
“Unë e kam një parti, pse duhet të largohem”, u shpreh Blushi.
Më tej ai u ndal edhe te reagimet e Erion Barçes dhe Taulant Ballës, ndaj akuzave të tij.
“Erion Braçe nuk ka hedhur poshtë asgjë po ka konfirmuar ato që kam thënë unë. Taulant Balla meriton një përgjgije të ashpër, që do e marrë po vazhdoi kështu”, paralajmëroi Ben Blushi.

“Erion Velij duhet të bindë socialistët e Tiranës që në vitin 2005 i sulmonte me vezë e domate”
“Erion Veliaj duhet të bëjë shumë përpjekje për të bindur socialistët e Tiranës të cilët në vitin 2005 i sulmoi me vezë e domate që ia blinte Edi Rama”, ka komentuar Ben Blushi.
Për Ben Blushin, zgjedhja e Erion Veliajt si kandidat i Tiranës ishte vetëm e Edi Ramës.
“PS e Tiranë propozoi vetëm dy kandidatura, Pandeli Majkon dhe Blendi Klosi. Edi Rama vendosi Erionin, pa e pyetur PS-në e Tiranës”, u shpreh më tej deputeti socialist.

“Unë do të vazhdoj të flasë”
I pyetur çfarë kërkon me këtë axhentë të ditëve të fundit, Ben Blushi është treguar konçiz.
“Kërkoj zgjedhje brenda PS-së. Është detyrim statuor i partisë, jo një favor ndaj meje. PS të thërrasë një kongres e të flasim e diskutojmë sa efekt ka ky program”.
Objekt i shpjegimeve të deputeti socialist ishte edhe Lëvizja për Mendimin Ndryshe, e disa viteve më parë. Duke ju përgjigjur zërave se e tradhëtoi apo jo këtë lëvizje, Blushi shpjegoi e ajo lëvizje ia arriti qëllimt, ndaj edhe pushoi së funksionuari.
“LMN-në nuk e trdhatova. Arsyet pse u ngrit, ishte ti jepej fund bojkotit dhe të zgjerohej koalicioni. Pasi këto u arritën, funskioni i saj mbaroi dhe ne u shkrimë me PS-në. Brenga ime e vetme është që nuk i mbrojta sa duhet katër deputetët e larguar. U hoq Arben Malaj dhe u zëvendësua me një deputet që mban në makinë një trafikant droge”, shpjegoi Blushi.
Në përfundim ai u shpreh i sigurt se do të vazhdojë të flasë, sepse sipas tij, kjo është jeta e tij.
“Do vazhdoj të flasë Unë do të flas pa mbarim, nevoja për të shkruar e për të folur është jeta ime”, përfundoi Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY