Tifozët kosovarë, por edhe mijëra banorë të Kosovës, sonte janë në delir për shkak të fitores që ka arritur skuadra e basketbollit të Prishtinës në një garë ballaknike. Sigal Prishtina ka fituar kupën e Ligës Ballkaniketë basketbollit që u mbajt në Samokov të Bullgarisë. Gëzimi vjen për shkak se kjo është edhe kupa e parë ndërkombëtare për sportin e Kosovës.
Sic bëjnë të ditur mediat online në Kosovë atje kishin shkuar edhe një grup i Plisave të cilët shtuan përpjekjet për fitore të skuadrës.
Gazeta online gazetaexspres.com e konsideron skuadrën “Prishtinë madhështore, fiton trofe ndërkombëtar” ndërsa gazeta telegrafi.com ka për titull “Autoktonë të Ballkanit, Prishtina bën histori”. Koha ditore shkruan “Prishtina në festë” ndërsa Kosovapress “Sigal Prishtina bën historinë, “pushton” Ballkanin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/