Pukë, sekuestrohet godina e bashkisë për borxhin 26 milionë lekë

Pukë, sekuestrohet godina e bashkisë për borxhin 26 milionë lekë

122
0
Shares
Foto, bashkia Puke

Sekuestrohet ndërtesa e bashkisë së Pukës për shkak të një borxhi prej 26 milionë lekë.
Borxhi i bashkisë së Pukës është i akumuluar ndër vite. Pikërisht për mos shlyerjen e tij Përmbarimi ka vendosur të bllokojë veprimet e bashkisë.
Pesë zyra përmbarimorë kanë bërë sekuestro ndaj bashkisë. Vlera e sekuestros arrin në 20 milionë lekë.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj thotë se borxhet janë të trashëguara deri në 2011, duke ia faturuar paraardhësit të tij. Pjesën  më të madhe e përbën detyrimi që kjo bashki ka ndaj një firme të pastrimit të qytetit.

Traditë e përsëritur
Zhytja e bashkisë së Pukës sërish në borxhe, duket se është një traditë e përsëritur dhe e përvitshme të kolapsit financiar. Vlera e detyrimeve ndaj palëve të treta është në shifra marramendëse për një bashki të vogël si e Pukës, ndërkohë që askush nuk tregon se me çfarë u krijuan borxhet që janë kthyer në bashkudhëtaret e frikshëm të këtij institucioni.
Treguesit financiar tregojnë për një borxh prej 26 milion lekësh të reja, nga të cilat 20 milion janë vendosur sekuestro nga pesë zyra përmbarimore, çfarë ka sjell dhe bllokimin e të gjithë veprimeve financiare.

Thesari veprime vetëm për pagat
Tashmë duket se i vetmi veprim që mund të kryej me Degën e Thesarit është  ai për pagat ndërsa vlera tjetër është ngrirë për shkak të sekuestros.
Në bashkinë e Pukës askush nuk të tregon se si mund të krijohet një borxh i tillë, i përafërt me vlerën e buxhetit vjetor, ndërsa  dilema e qytetarëve mbetet mes keq-menaxhimit dhe abuzimit me parashikimin, gjë e cila ndodh kryesisht ne vitet e fundit të mandatit, prej 20 vitesh në këtë njësi vendore.
Vlera e borxheve të akumuluara  duket se do fillojë mandatin e ardhshëm me arkën bosh, ndërsa deri në atë kohe vlera e borxheve planifikohet të thellohet edhe më.

Flet kryebashkiaku i Pukës
Kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj thotë se borxhet janë të trashëguara deri në 2011, duke ia faturuar paraardhësit të tij. Pjesën  më të madhe e përbën detyrimi që kjo bashki ka ndaj një firme të pastrimit të qytetit.
“Janë borxhe të trashëguara kryesisht në vitet 2008- 2011. Detyrime financiare, për të cilat bashkia nuk ka pasur kapacitet financiar ti likuidojë gjatë këtyre viteve që unë kam qenë kryetar bashkie. Të ardhurat dhe financat e bashkisë e bëjnë të pamundur likuidimin e borxheve që janë të 2011. Ka vendime gjyqësore që duheshin likuiduar por financat e kanë bërë të pamundur.
Borxhi ishte 26 milionë lekë deri në 2011, ndërsa të ardhurat në një vit nuk përbënin as gjysmën e këtij borxhi .  Vetëm firmës së  pastrimit i kemi 10 milionë lekë të reja. Kjo përbën gati gjysmën e borxheve që ka trashëguar bashkia”, shprehet kryebashkiaku i Pukws.
Beqir Arifaj shton se po procedohet për të kërkuar shtyrjen e afateve të shlyerjes së borxheve me shpresën që “bashkia e re të ketë kapacitete më të mëdha financiare për të shlyer ato. Po kërkohet edhe politikisht të bllokohet bashkia si dhe të krijojnë pengesa të qëllimshme”, përfundon ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY