Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e 15 zyrtarëve të lartë qeveritarë, përfshirë këtu edhe disa prej tyre që u ankuan për politikat qeveritare të liderit të përjetshëm të Koresë Jugore, ka raportuar Agjencia e Inteligjencës e Koresë Jugore, raporton “Daily Mail”.
Në mesin e të ekzekutuarve janë edhe dy zëvendësministra, ka transmetuar agjencia koreane e lajmeve Yonhap, duke cituar Inteligjencën koreane.
Që të dy u dënuan me vdekje për shkak se kundërshtuan dhe u ankuan për urdhrat që Kim jepte, njoftojnë autoritetet.
Mësohet se Shërbimi Informativ korean ka sugjeruar Kim që të ndjekë rrugën e babait dhe gjyshit të tij, të cilët zbatonin politika tmerrësisht diktatoriale duke ekzekutuar çdonjërin që vinte në dyshim urdhrat e prerë të liderit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/