“Freedom House”: Mediat në Shqipëri të kontrolluara, mungon transparenca për pronarët e...

“Freedom House”: Mediat në Shqipëri të kontrolluara, mungon transparenca për pronarët e tyre

62
0
Shares

Në raportin e “Freedom House”, vendet e rajonit radhiten si sipas kësaj renditje: Maqedonia në pozitën numër 125, Bosnja 108, Shqipëria 97, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Gjendja e medias në botë u keqësua ndjeshëm gjatë vitit 2014, duke arritur pikën më të ulët në 10 vjetët e fundit, thuhet në raportin më të fundit mbi lirinë e shtypit, të publikuar nga organizata “Freedom House”.
Në raportin e “Freedom House”, vendet e rajonit radhiten si sipas kësaj renditje: Maqedonia në pozitën numër 125, Bosnja 108, Shqipëria 97, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Ballkani
Elen Aghekyan, analiste në këtë organizatë, thotë se për sa i përket Ballkanit Perëndimor, ky rajon ka shënuar gjithashtu rënie në shumë aspekte të lirisë së shtypit.
Aghekyan tha se shkaqet duhen kërkuar te disa faktorë, siç është përdorimi i gjerë i ligjeve për shpifjen dhe fyerjen nga zyrtarë qeveritarë apo nga figura të tjera publike kundër gazetarëve.
Zakonisht, thotë ekspertja, në këto vende, radiotelevizionet publike kanë një prirje pro qeveritare dhe kjo u jep koalicioneve në fuqi një avantazh, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Në këto vende vërehen mjaft trysni editoriale nga pronarët e mediave. Ka gjithashtu dhunë, fizike ose verbale, kundër gazetarëve dhe zërave të pavarur, gjë që çon në vetë-censurë. Sipas saj, pronësia mbi mediat në të gjitha këto vende është mjaft e errët dhe e panjohur për publikun, gjë që çon në konflikte të shumta me interesat e ndryshme politike dhe komerciale.

Shqipëria
Për Shqipërinë, Aghekyan vëren disa probleme
“Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira europiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias, i cili është shumë i vogël. Shumë nga institucionet e medias janë ende mjaft të reja dhe pa aftësi të forta pavarësie”.
Aghakyan thotë se përqendrimi i mediave në duart e biznesit në Shqipëri është një problem mjaft i madh. Për të zgjidhur këtë duhen ligje të forta dhe me masa të forta zbatuese, kundër përqendrimit.
“Kërkohen gjithashtu ligje transparence që publiku të dijë se kush është pronari i këtij apo atij mediumi, apo kush ka aksione në një kompani që është pronare e një mjeti të caktuar informimi. Janë të paktë vendet që kanë pasur sukses në këtë aspekt, por kjo është diçka absolutisht e rëndësishme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY