Doganat, ulen të ardhurat, importohet dhe eksportohet më pak

Doganat, ulen të ardhurat, importohet dhe eksportohet më pak

71
0
Shares

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Irena Beqiraj rreshtoi sot një sërë faktorësh, që sipas saj, kanë ndikuar në uljen e të ardhurave. “Është trefishuar lista e makinerive që përjashtohen nga TVSH, ka ulje në importin e materialeve të ndërtimit, një politikë e qeverisë deri kur të mbarojnë proceset administrative-territoriale, edhe renta minerare ka më shumë ulje në të ardhurat e Doganave. “Bankers” ka ulur sasitë krahasuar me 2014 me 121 mijë ton naftë bruto, naftë që nuk është eksportuar. Kjo ka ardhur si pasojë e uljes së çmimit të naftës, ndaj subjekti nuk eksportoi dhe ka vendosur të presë rritjen e çmimit të naftës në bursë. Ka një rritje të lehtë në sasitë e importuara të minerareve. Por ulja e disa të dhënave në doganave ka ardhur edhe për disa arsye të tjera, si ndryshimi i kulturës import-prodhim vendas. Kemi 32 ton më pak import të duhanit pasi është rritur prodhimi vendas, ndërkohë që është ulur edhe importi i energjisë elektrike, po për shkak të rritjes së prodhimit vendas”, deklaroi Beqiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY