Taulant Balla, ashpërsohet debati me Grida Dumën

Taulant Balla, ashpërsohet debati me Grida Dumën

70
0
Shares

Taulant Balla vazhdon debatin më Grida Dumën pak orë pasi kjo e fundit e thirri atë “sharës me pagesë”. “Dëgjova shqetësimin e zonjës Duma e cila duke u vetkonsideruar akademike, përjashton mundësinë që të jetë dhe e inkriminuar. Në të vërtet para se të na tregoj historinë e saj si akademike, zonja Duma të dëshmoj para shqiptarëve historinë e mashtrimit të saj dhe ortakut të saj në biznes ndaj qytetarëve, që u kanë shitur nga dy herë apartamente. Mashtrim për të cilin prokuroria i ka konsideruar fajtorë, duke vuajtur dënimin me burg partneri i saj, i cili është në cilësinë e administratorit të kompanisë.

Nëse zonja Duma kërkon të jetë transparente le t’u shpjegoj durrsakëve dhe historinë e futjes së saj në biznesin e ndërtimit si ortake, pa pasur as kapital dhe as njohuri në fushën e ndërtimit. Ne ende nuk dimë cilat janë asetet e Gridës që kanë detyruar një biznesmen ta bëjë ortake në biznesin e ndërtimit dhe që në fund e çoi drejt dyerve të burgut. Për më tepër një biznesmene ndërtimi e akuzuar për mashtrim, tani kërkon të bëhet kryetare bashkie, duke u lavdëruar me biografinë e saj si ndërtuese mashtruese.

Po ashtu nëse ka dëshirë të jetë transparente zonja Duma mund të flas se si u përfshi në një operacion financiar me një bankë tjetër për të shlyer problemin e mashtrimit me kompaninë e saj, çfarë pasurish ka vënë si barrë hipotekore dhe nëse është nën hetim për këtë çështje apo jo?

Fakti që është vetshpallur akademike, nuk e bën të pafajshme. Edhe Xhelal Mziu është vetshpallur akademik, bile dhe Doktor Shkencash, por është në një listë me zonjën Duma, si i dënuar nga drejtësia..”.

Kandidatja e PD-së në Durrës, Grida Duma e konsideroi Ballën një “kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të Turpëruarit të Vogël këtu në Durrës”. Në vijim ajo tha se: “Kryeministri nxori një ‘sharës me pagesë’ dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë. Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme. E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të Turpëruarit të Vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja. Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon. Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç’i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin. Të hidhen përpjetë sa të duan: I pret një disfatë e thellë dhe e sigurt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY