OSBE publikon raportin për zgjedhjet: Shqetësim trysnia ndaj zgjedhësve, abuzimet me burimet...

OSBE publikon raportin për zgjedhjet: Shqetësim trysnia ndaj zgjedhësve, abuzimet me burimet shtetërore dhe blerjen e votës

68
0
Shares

Një numër i konsiderueshëm vëzhguesish ndërkombëtarë pritet të ndjekin nga afër zgjedhjet e 21 qershorit. Misioni i ekspertëve të ODIHR-it, i cili qëndroi në Tiranë nga 15 deri 17 prill, publikoi sot raportin e vlerësimit, duke i propozuar vendeve anëtare të OSBE-së që procesi zgjedhor të ndiqet përvec grupit të ekspertëve dhe nga 24 vëzhguesë afatgjatë, të cilët do të kenë nën monitorim të gjithë fazën paraprake dhe fushatën zgjedhore, si dhe nga 250 vëzhguesë afatshkurtër të cilët do të duhet të ndjekin procesin ditën e votimit dhe më pas numërimn dhe nxjerrjen e rezultatit.
Raporti vlerëson se “mjedisi politik është i polarizuar mes Partisë socialiste dhe Partisë demokratike, e cila vetëm së fundi i dha fund bojkotit të parlamentit”, nënvizojnë ekspertët të cilët shtojnë se “shumë bashkëbiseduesë të misionit të ODIHR-it shprehën drojën se mosbesimi politik mes partive mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet shihen gjerësisht si një provë e rëndësishme për reformën e qeverisjes vendore dhe statusin kandidat në BE të marrë së fundmi nga Shqipëria”, shkruhet në raport.
Misioni vë në dukje se “reforma administrativo-territoriale dhe ndryshimet e lidhura me të në Kodin zgjedhor u miratuan pa mbështetjen e opozitës. Opozita dhe disa parti jo parlamentare u ankuan se procesi i reformës nuk ishte gjithëprfshirës dhe se ndarja e re është bërë sipas linjave partiake”. Ndërkohë përfaqësuesit shqiptarë me të cilët kanë biseduar ekspertët kanë vlerësuar “përmirësimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë ata nënvizuan se Komisioni Qëndror, sikundër dhe komisionet e niveleve të tjera më të ulta, mbeten vulnerabël nga trysnisë politike dhe nuk gëzojnë ende besim të plotë”, lexohet në raport. Sipas tyre në Shqipëri, “disa shqetësime u shprehën mbi trysninë e mundshme mbi zgjedhësit, abuzimet me burimet shtetërore apo blerjen e votës”.
Në raport theksohet se bashkëbiseduesit e misionit “e konsideruan të domosdoshëm vëzhgimin e zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR dhe disa prej tre kërkuan angazhimin e një numri sa më të madh të mundshëm për të mbuluar të gjitha fazat e procesit zgjedhor që nga fushata te procesi i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit”.
Zgjedhjet vendore pritet të ndiqen nga afër dhe nga një numër i madh vëzhguesish vendas. Dje ambasadori amerikan në Tiranë njoftoi se në mbështetje të organizatave jo fitimprurëse shqiptare të angazhuara me procesin zgjedhor Shtete e Bashkuara kanë ofruar gjysëm milioni dollarë, ndërkohë që personali shqiptar dhe amerikan i ambasadës në Tiranë por dhe të ambasadave amerikane në vendet fqinje me Shqipërinë, do të angazhohen në vëzhgimin e ditës së zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY