Nepal, 80 orë “i murosur” me tre të vdekur të tjerë, shpëtohet...

Nepal, 80 orë “i murosur” me tre të vdekur të tjerë, shpëtohet 28 vjeçari

80
0
Shares

Një grup i kërkim-shpëtimit në Nepal ka shpëtuar një 28-vjeçar, Rishi Khanal, duke e nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në kryeqytetin e shtetit, pasi kishte kaluar rreth 80 orë në një dhomë me tre persona të vdekur.
Khanal nuk kishte ngrënë as pirë gjatë kësaj përvoje të hidhur, që filloi të shtunën kur tërmeti me magnitudë 7.9 goditi Nepalin, duke shkatërruar ndërtesa të shumta dhe duke vrarë të paktën 4,600 njerëz, raporton “Reuters”.
“Duket se ka mbijetuar falë vullnetit të madh”, ka thënë Akhilesh Shrestha, doktori i grupit.
Khanal kishte qenë në katin e dytë të një ndërtese shtatëkatëshe kur kishte ndodhur tërmeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY