Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DIHA: 47 për qind e bizneseve vlerësime negative dhe të pa inkurajuar për investime të reja

28/04/2015
DIHA: 47 për qind e bizneseve vlerësime negative dhe të pa inkurajuar për investime të reja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA) ka prezantuar sot raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2015. Drejtoresha e kësaj shoqate Annete Kasten u shpreh se 47 për qind e bizneseve vlerësojnë negative situatën ekonomike për vitin 2015, përkundër 34 për qind e kompanive që e  vlerësojnë situatën ekonomike si “të kënaqshme”. Të njëjtën gjë vlerësoi edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë një ditë më parë.
Annete Kasten  tha se vlerësimet më të këqija janë për investimet të cilat shprehen se 66 për qind nuk do të rrisin investimet në Shqipëri. Po ashtu ajo është e pakënaqur nga perceptimi për stabilitet politik dhe social.
Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman i pranishëm në aktivitet u shpreh se tendenca e zhvillimit ekonomik në vend është qartësisht pozitive. “Ne ndjekim me interes anketimin e DIHA-s”, tha ai.

Shifrat
Drejtoresha e DIHA-s, Annete Kasten tha se krahasuar me një vit më parë Shqipëria vlerësohet më mirë si vend për të bërë biznes, por aktualisht të anketuarit nuk janë të inkurajuar për investime të reja.
19 për qind e të anketuarve e vlerësojnë “më mirë” situatën ekonomike, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin vetëm 13 për qind e bizneseve.  34 për qind e kompanive vlerësojnë situatën ekonomike si “të kënaqshme”, ndërkohë që 47 për qind e të anketuarve e vlerësojnë atë “si negative.
Gjithashtu, Kasten theksoi se për sa i përket së ardhmes së ekonomisë shqiptare në përgjithësi, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës.
Më pak pozitive duket të jetë situata e vetë bizneseve. Vetëm 23 për qind e bizneseve deklarojnë se situata e tyre është përmirësuar, ndërkohë që në vitin 2014 kjo shifër arrinte në 36 për qind. Për 48 për qind të të anketuarve situata ka qëndruar e pandryshuar, ndërsa 29 për qind e tyre e shohin si të përkeqësuar . Për më tepër, vetëm 66 për qind e bizneseve që operojnë tashmë në Shqipëri, do të investonin sërish në këtë vend.

Anketimi
Ky anketim vjetor, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s, në periudhën 2 shkurt deri më 2 mars paraqet një vlerësim të vitit të shkuar si dhe një parashikim për vitin në vazhdim. Element i rëndësishëm i këtij pyetësori është vlerësimi i faktorëve, të cilët janë vendimtarë në zgjedhjen e një vendi për të investuar.
Anketimi për Klimën e Biznesit është një realizim i përbashkët dhe me të njëjtën gamë pyetjesh, i 16-të Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë në Europën Qendrore dhe Juglindore dhe plotësohet në të gjitha vendet e rajonit në të njëjtën kohë.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislacionin shqiptar, me seli në Tiranë. DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

Bardhi: Prova për Ballukun, mijëra mesazhe të ministres për tenderat

10/03/2026
Trafikonin armë nga Mali i Zi për t’i shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinj në Fresk

Trafikonin armë nga Mali i Zi për t’i shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinj në Fresk

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

Bardhi: Prova për Ballukun, mijëra mesazhe të ministres për tenderat

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.