HOROSKOPI/ Yjet e kësaj të hëne thonë për Ju

HOROSKOPI/ Yjet e kësaj të hëne thonë për Ju

60
0
Shares

Dashi

Shpesh pyesim veten: Pse të gjithë politikanët nuk mund bien dakord? Pse qeniet njerëzore, debatojnë për çdo gjë?” Sigurisht, bota do të jetë një vend më i lumtur në qoftë se vetëm të gjithë debatojmë më pak dhe biem në kompromis më shumë. Apo jo? Në fakt zbulimet e vlefshme janë arritur vetëm përmes diskutimeve intensive dhe debateve plot pasion. Shpesh ndodh që e vetmja mënyrë për të provuar një teori ose për të eksploruar një ide, është që një person për të mbrojë pikëpamjen e tij i vendosur , ndërsa tjetri të luajë avokatin e djallit. Këtë javë, për ju, konflikti është rruga më e shpejtë për të arritur paqen.

Demi

Ka shtatë miliard njerëz të gjallë mbi tokë tani. ‘Pra, a ka atëherë 7000000000 mënyra të ndryshme se si e shohim ata jetën? Mund të jetë shumë më tepër se kaq. A mos vallë të gjithë ne priremi të kemi të paktën dy mendje rreth disa çështje? Ju jeni inteligjent, i ndjeshëm, i vetëdijshëm. Si mundeni atëherë ju të lëni mënjanë aftësinë tuaj natyrore për të kuptuar se çdo histori ka më shumë se një anë? Pyetja kryesore që do t’ju shqetësoj gjatë kësaj jave, ndërsa Merkuri dhe Marsi kalojnë nëpër shenjën tuaj, nuk është më shumë “çfarë është e drejtë ?” por ajo “ç’ka është më e përshtatshme? “

Binjakët

Askush prej nesh nuk i humbet kilet e tepërta brenda natës. Të gjithë përpiqemi të arrijmë diçka – por me shpejtësi! Pesha është shtuar dalë-ngadalë, madje edhe pse keni mbajtur dieta të rrepta. Situata e tensionuar do të fillojë të shpërndahet gradualisht dhe do ta gjeni veten në mëngjes duke menduar se problemi i madh që ju shqetësonte është duke shkuar. Ndryshimi pozitiv është rezultat i një procesi të ngadalshëm. Kjo javë do t’ju dhurojë një përparim të papritur, por që do të qëndrojë gjatë.

Gaforrja

Psikologët e marrin gjithçka me lehtësi. E kanë të thjeshtë t’i përgjigjen çdo fenomeni me parimet që kanë mësuar në shkollën e psikologjisë. Por për ju jeta është bërë me e ndërlikuar. Ashtu si qepa, njeriu ka aq shumë shtresa , të cilat nëse tenton t’i “zhveshësh” një nga një mund të shkaktojnë shumë lot. Edhe ju jeni duke u marrë zbulimin e disa të fshehtave por këshilla e yjeve është ti qepeni më mirë gjërave të qarta.


Luani

Diamantet zgjasin përgjithmonë. Kështu thonë. Por po të reflektojmë, në shenjë respekti për kuptimin e vërtetë të nocionit të përjetësisë, ne duhet të pyesim veten në se mund të qëndrojë përjetësia në një copë karboni të kristalizuar.

Po kështu edhe ju jeni përfshirë në proces që duket sikur do të zgjasë përgjithmonë. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe provën e vërtetë ju do ta shihni këtë javë.

Virgjëresha

Në të gjithë duam të bashkëpunojmë. A nuk është gjithmonë një kënaqësi të krijosh bashkërisht dhe ta ndash atë? Kjo bëhet, por vetëm për aq kohë sa ata nuk të bezdisin, pengojnë, fajësojnë ose na kritikojnë ose fillojnë duke na treguar një mungesë respekti. Atëherë si mund të bashkëjetojnë në mënyrë konstruktive me kolegët të tillë të pakëndshëm dhe aq më shumë t’i kemi miq? A mos vallë ata kanë nisur të ndryshojnë apo jemi ne që shohim fajtorë gjithandej? Kjo pyetje do t’ju shqetësojë gjatë javës.

Peshorja

Kur dikush nuk shprehet prerë në kundërshtim me idetë tona kjo nuk do të thotë se ai është dakord me to ? Mund të ketë shumë arsye që ne të shtypim dëshirën tonë të brendshme për të kundërshtuar. Mund ta kemi me nxitim ose një arsye tjetër na pengon për të mos u përfshirë në një mosmarrëveshje. Ose ne mund jemi lodhur nga ajo që dëgjojmë sepse e kemi dëgjuar me mijra here dhe reagimi ynë është vetëm buzëqeshja. Këtë javë, ju do të gjendeni në debat ndërsa prisnin të arrini një marrëveshje. Por ky debat do të jetë konstruktiv.

Akrepi

“Kështu e ka jeta” më këtë shprehje të vjetër arrijmë të kalojmë disa të papritura që na ndodhin duke na përmbysur planet. Por ne nuk duam t’ia lëmë gjithçka rastësisë dhe këtë javë edhe ju do të tregoni se nuk jeni nga ata që i lini planet tuaj t’ju dështojnë sepse ju dini si t’ia dilni pengesave.

Shigjetari

Këta jave ju do të gjeni një mik të vërtetë. Keni gjithë kohën që e kërkoni një të tillë që t’ju shoqërojë në çdo hap të jetës suaj. Për ju nuk ka thirrje të humbura më, sepse pyetjeve që ju shqetësoni po i përgjigjet një mik që do t’ju kuptojë.

Bricjapi

Zejtarët e kanë mësuar zanatin e tyre ngadalë. Aftësitë i kanë fituar përmes praktikës. Gabimi ynë më i madh është kur imagjinojmë se mund të bëhemi ekspertë të mëdhenj vetëm nga shfletimet një libri apo gjatë seminarit të fundjavës . Është gjithashtu e vërtetë se ne e mbivlerësojmë përvojën që një çështje mund të na kërkojë. Por ju nuk keni nevojë të krijoni ide të gabuara . Për fat të mirë, ajo që ju nevojitet është të mbështeteni në njohuritë tuaja.

Ujori

Jeni gdhirë dyshues .Plani A? Diçka do të ndodhë. Plani B? Ndoshta diçka tjetër do të ndodhë. Plani C? Bindeni veten tuaj se asgjë nuk do të ndodhë , vetëm në se ndodhë krejt në mënyrë natyrale dhe papritur. Pse nuk e provoni veten këtë javë pa u menduar se çdo të ndodhë. Në fund të fundit a nuk është herët për të menduar për të.

Peshqit

A e mbani mend historinë e shkopinjve të cilët në se ishin tufë nuk thyheshin por një nga një mund t’i thyeje me lehtësi. Kjo paralele është për të gjithë ne. Pse duhet të rrimë në vetmi dhe pasiguri kur mund të shijojmë shoqërinë e njeri-tjetrit? Por ndodhë që kur jemi të lidhur me njeri-tjetrin nuk kemi shumë pavarësi? Ju do të dëshironit më shumë pavarësi këtë javë por ndenja e përkatësisë do të mbizotërojë fort.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY