Flet nga burgu Genc Ferhati: Akuzat ndaj meje për gjobvënie e kërcënim...

Flet nga burgu Genc Ferhati: Akuzat ndaj meje për gjobvënie e kërcënim të sajuara nga persona që nuk duan të më shohin jashtë burgut

229
0
Shares
Foto Ilustruese

Genc Ferhati, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit për një tjetër vepër penale, flet dhe hedh poshtë, akuzat për kërcënim dhe gjobvënie të tregtarit të kafesë, Julian Bregu.
Genc Ferhati, ndodhet prej 16 vitesh në burgje të sigurisë së lartë, pasi është dënuar me 25 vite burg për një prej ngjarjeve të rënda që tronditën Tiranën në vitin 1999, atë të ekzekutimit më antitank, të Denis Ginës e Median Shehut. Por, ndonëse është prapa hekurave, prokuroria e akuzon si kreun e një grupi që gjobiste biznesmenë.
“Kam 16 vite prapa hekurave. Nuk jam më Genc Ferhati i dikurshëm. Sot jam 37 vjeç. Kam një familje, fëmijë”, thotë i dënuari, që ndodhet i ngujuar në burgun e sigurisë së lartë Peqin.
Ai vendos të flasë për herë të parë për akuzat e prokurorisë, që nëse vërtetohen, duket se do t’i zgjasin qëndrimin prapa hekurave, e të paktën për momentin, i heqin shanset që kishte për të fituar liri me kusht.
Pak fjalë syresh ia ka thënë gjykatësit të Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi, i cili do të caktonte ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Me biznesmenin që më akuzojnë se e kam shantazhuar dhe kërcënuar, familja ime ka marrëdhënie biznesi. Unë Julianin e kam takuar vetëm në burg, kur bisedova për çështjen e biznesit. Vërtetë e kam djalë lagjeje, por kam 16 vite në burg dhe s’kam mundur ta njoh më herët, pasi ai është i ri”, shprehet Ferhati.
Më tej, ai mohon akuzat e prokurorisë.
“Së pari, dëshiroj të sqaroj se nuk kam mundësinë të disponoj mjete dhe teknologji që të jap urdhra në ‘Skype’, pasi unë ndodhem në një burg të sigurisë së lartë, duke vuajtur një dënim me 25 vite burg. Kam hyrë në burg para 16 vitesh. Së dyti, dua të sqaroj se nuk kam urdhëruar asnjë person që të dërgonte mesazhe prej meje, apo të komunikonte me Julianin. Me atë na ka prezantuar Arianit Luli, mik i Julianit, por edhe kushëri yni”.
Genc Ferhati tregon se kush është Julian bregu, sipas tij.
“Juliani është njeriu që më ka denoncuar se i kam vënë gjobë dhe e kam kërcënuar nëpërmjet ‘Sky-pe’. Juliani është ortak në biznes me babanë dhe vëllanë tim, prej dy vite e gjysmë, për biznesin e kafesë, të cilin Juliani e ka ngritur që herët”.
I dënuari Genc Ferhati, këmbëngul që prokuroria të ballafaqojë me Julian Bregu, biznesmenin që i vuri gishtin si “kreu i grupit”, që jepte urdhra nga burgu me “Skype” dhe shprehet se kjo gjë është e sajuar, nga persona sipas tij, që nuk duan ta shohin atë jashtë burgut.
“Jam i bindur që pas tij fshihen persona të tjerë, që duan të mos e shohin Genc Ferhatin jashtë”, shprehet 37-vjeçari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY