Paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon.
Sindikalistët thonë se në takimin e radhës të Këshillit Ekonomik Social (KES) do të kërkojnë korrigjimin e lartësisë së saj dhe heqjen e kategorizimit, që sipas tyre diskriminon të punësuarit në bazë të moshës. Por vendimin për këtë duhet ta marrë qeveria.
Pavarësisht ngritjes së kostos së jetesës, paga minimale për punëtorët kosovarë është më e ulëta në rajon. Ajo nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, e njëkohësisht është e kategorizuar në bazë të moshës, për punëtorët nën 35 vjec është 130 euro, kurse ata mbi 35 vjeç – 170 euro. Sindikalistët vazhdojnë ta kundërshtojnë si lartësinë e pagës, po ashtu edhe kategorizimin e të punësuarve.
Me propozim të KES-it, pagën minimale e cakton qeveria e Kosovës në fund të çdo viti për vitin vijues. Ajo është e detyrueshme të zbatohet nga punëdhënësit vendorë dhe të huaj. Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/