Image Gallery
Disa ndërtesa, përfshi një kishë një-shekullore, do të zhvendosen tullë-më-tullë, ndërsa tjera, përfshi Qendrën historike të qytetit, janë thjeshtë shumë të mëdha për t’u zhvendosur prandaj do të zëvendësohen
Kiruna, komuna më veriore e Suedisë, të mërkurën nisi procesin e zhvendosjes së qendrës së qytetit mbi 3.2 km më tutje për t’i mundësuar minierës së hekurit LKAB të zgjerohet pikërisht nën qendrën e qytetit.
LKAB ka thënë se procesi i zhvendosjes së 3 000 apartamenteve, ku jetojnë rreth 6 000 nga rreth 23 mijë banorët e qytetit, si dhe të ndërtesave tjera do t’u kushtojë 1.4 miliardë dollarë ndërsa i tërë procesi do të zgjasë rreth 10 vjet.
Ndërtesa e parë banuese që do të zhvendoset është demontuar të mërkurën. Banorët e kësaj ndërtese janë zhvendosur në një ndërtesë të re që gjendet rreth 100 metra nga origjinalja.
LKAB ka thënë se disa ndërtesa, përfshi një kishë një-shekullore, do të zhvendosen tullë-më-tullë, ndërsa tjera, përfshi Qendrën historike të qytetit, janë thjeshtë shumë të mëdha për t’u zhvendosur prandaj do të zëvendësohen.
“Nëse gjithçka shkon sipas planit, pjesa më e madhe e sheshit të ri të qytetit dhe zona industriale do të jetë të gatshme për t’u zhvendosur më 2019”, ka thënë menaxheri i qytetit, Peter Niemi për “Radio Sëeden”.
“Por, nëse diçka kemi mësuar nga planifikimi i qytetit është se duhet të jemi fleksibilë. Në rastin më të keq, do të mund të ketë vonesë deri në dy vjet”.
Zyrtarët kanë thënë se miniera është zgjeruar vazhdimisht e më afër qytetit viteve të fundit dhe ka nisur të shkaktojë plasaritje nëpër rrugët e qytetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/