Fatos Klosi: Beteja e Koshares përfundoi më turp për shqiptarët

Fatos Klosi: Beteja e Koshares përfundoi më turp për shqiptarët

159
0
Shares

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka vijuar edhe sot pasdite debatet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Duke folur për Ora News ai tha se Mustafa është fshehur gjatë luftës se kishte frikë UCK-në.
Ai duhet të justifikojë veten e vet, është kryeministër i Kosovës, Kosovë që lindi nga kjo luftë dhe ai nuk ishte pjesë e saj dhe mbron Rugovën për të mbrojtur veten e vet.Ai ishte i fshehur gjatë luftës, asnjeri nuk e dinte se ku ishte dhe çfarë bënte”, tha Klosi

Në vijim ai ka shfryrë edhe kundër forcave të FARK dhe oficerëve të saj. “FARKU, ushtria e qeverisë së Bukoshit ku bënte pjesë dhe zotëria ishte një ushtri me oficerë shqiptarë që kishin mbaruar akademitë ushtarake në Serbi, Jugosllavi, mbase në Kroaci dhe dinin të flisnin më mirë serbisht sesa shqip. Madje një pjesë e madhe e tyre ishin martuar me gra serbe. Ata do ta bënin luftën?!” Është vetëm një betejë që përfundoi me shumë turp për shqiptarët, beteja e Kosharës. Një brigadë e kësaj ushtrie u shpartallua dhe hodhën armët hodhën flamurët. Serbët e regjistruan dhe e dhanë në televizionet e tyre”.

Në fakt beteja e Koshares u fitua nga forcat e FARK por dy prej komandantëve u vranë gjatë luftës. Ndërkohë një bombardim i gabuar i NATO-s, shembi postën e policisë serbe që kishte rënë në duart e FARK, duke vrarë më pas edhe disa pjesëtarë të reparteve shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY