Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Pallatin e Kulturës në Vlorë. Takimi shpesh herë ka qenë i tensionuar dhe me debate, madje në disa raste është kërkuar prezenca e policisë që ndodhej jashtë sallës.
Gjatë debateve baza e kësaj force politike ka kërkuar shpjegime se përse nuk ishte pjesë e takimit edhe deputeti Dashamir Tahiri.
Në shpjegimet e tij kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka deklaruar se PDIU është një parti e vetme edhe pse Dashamir Tahiri nuk ishte në atë takim. Idrizi tha se Tahiri ka një axhende ndryshe nga program i PDIU.
“Mesa duket ka një axhendë tjetër me atë të kryetarit të PDIU. Por PDIU është ‘një’, përpos qëndrimeve të Tahirit”, është shprehur Shpëtim Idrizi.
Kreu i PDIU-së ka njohur strukturat e partisë me kërkesën për postin e zëvendësministrit të jashtëm, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se kërkojnë drejtorin e Portit të Vlorës.
“Do kërkojmë zëvendësministrin e Jashtëm. PDIU rikonfirmohet një forcë politike e fortë. Jemi koalicion, do mbështesim koalicionin. PDIU do të ketë përfaqësi në qever. Nuk është e vërtetë që do të kërkojmë drejtorinë e Portit të Vlorës”, shtoi më tej kreu i PDIU në takim me strukturat në Vlorë.
Takimi i Idrizit në Vlorë vjen një ditë para vizitës që pritet të zhvillojë nesër deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, i cili nuk e ka pranuar marrëveshjen që kreu i kësaj partie, Idrizi ka bërë me PS-në. Gjatë prezantimit të kandidaturës së PD për Vlorën, deputeti Dashamir Tahirit u shfaq në krah të Lulzim Bashës dhe bëri thirrje që qytetarët të votojnë kandidatin e PD-së dhe të djathtën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/