Rama për Kosovën: “i lodhur”… Ndërsa Veliaj “var shpresat” te “energjitë” e...

Rama për Kosovën: “i lodhur”… Ndërsa Veliaj “var shpresat” te “energjitë” e 86-vjeçarit Moisiut

66
0
Shares

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me ish-presidentin Alfred Moisiu dhe deputetin Pandeli Majko.
Këtë takim e ka bërë publik vetë kandidati socialist, i cili në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, bënë të ditur se, në këtë takim u hodhën ide për qytetin dhe për punën në të ardhmen.
“Presidenti im! Me Alfred Moisiun dhe Pandin, kujtime për familjet tona ushtarake, ide për qytetin e punën që na pret”, shkruan Veliaj në postimin e tij.
Takimi i Erion Veliajt me Alfrd Moisiun vjen pas “konsideratave” që shefi i dyfishtë i tij, në parti dhe qeveri, Edi rama, e ka konsideruar “të lodhur”, kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës, mjekun Halim Kosova. Përkundër kësaj deklarate dhe konsiderate, Erion Veliaj zgjedh të injorojë “vlerësimet” e Edi Ramës për mosha të caktuara dhe shkon më tej ndër breza, duke “varur shpresat” te mosha dhe energjitë e 86-vjeçarit Alfred Moisiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY