Gjendet një 60-vjeçar i aksidentuar për vdekje në autostradën Lezhë-Milot

Gjendet një 60-vjeçar i aksidentuar për vdekje në autostradën Lezhë-Milot

75
0
Shares

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot, nga kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar policinë.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se, uniformat blu e kanë identifikuar të ndjerin, përmes një dokumenti që ai kishte me vete, si shtetasin Gëzim Sula, 60 vjeç, banues në lagjen “SMT” në qytetin e Lezhës.
Sapo kanë marrë njoftim, forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Burimet saktësojnë se trupi është gjetur në vendin e quajtur Ishull Lezhë dhe nga hetimet paraprake dyshohet që ai të jetë goditur për vdekje nga një makinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY