Stefan Çipa: Gara brenda PS-së për kandidatin e Sarandës, rezultat i përmbysur...

Stefan Çipa: Gara brenda PS-së për kandidatin e Sarandës, rezultat i përmbysur dhe deformim vlerash

79
0
Shares

Stefan Çipa, kryetari i bashkisë së Sarandës, e cilëson rezultat të përmbysur garën brenda PS-së, për kandidat të kësaj bashkie në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Duke mos e fshehur zhgënjimin, nga ky rezultat, Stefan Çipa falënderon të gjithë ata që, sipas tij, i janë gjendur pranë këto ditë.
“Ju kam ndjerë kaq pranë këto ditë të zhgënjimit më të madh që mora nga rezultati i përmbysur i garës së zhvilluar brenda PS për kandidat të saj për kreun e Bashkisë së Sarandës. Qindra mesazhet dhe qindra telefonatat, që kam marrë prej jush në këto ditë, më kanë ndihmuar për të mos u ligështuar përpara një falsifikimi të madh, që ia doli të shkulë gati me dhunë emrin tim nga vendi fitues i garës që bëra për t’u konfirmuar unë sërish si kandidat për kreun e Bashkisë së Sarandës, nën siglën e PS. Ju jam shumë mirënjohës, që ndatë me mua peshën e këtij zhgënjimi dhe falsifikimi të pashembullt për fushata zgjedhore, brenda dhe jashtë llojit të socialistëve… Ju më ndihmuat dhe më ndihmoni ta kaloj këtë situatë dhe këtë deformim vlerash, që së bashku krijuam dhe bëmë më të dallueshme…”, shkruan midis të tjerave në “facebook”, Stefan Çipa.
Pas falënderimeve të gjata, ai premton se do të vazhdojë të rri në krye të punëve të bashkisë, deri ditën që do të lëshojë mandatin
“Me vlerësimet dhe konsideratat tuaja, ju të gjithë jeni bërë inkurajimi dhe motivimi im i madh, për të punuar me të njëjtin vullnet, qytetari dhe përkushtim, deri në ditën kur shiritin e kryebashkiakut do t’ia dorëzoj fituesit të garës zgjedhore të 21 qershorit. Do të punoj njësoj si në ditën e parë të mandatit tim, deri ditën e konstituimit të Bashkisë së re, që do të dalë nga këto zgjedhje, duke qenë njësoj kërkues për evidentimin dhe shtimin e vlerave që bartin qytetari. Po aq i rreptë e i prerë do të jem deri në fund, së bashku me stafet e Bashkisë, në zbatim të ligjit e në kontrollin e territorit, duke mos i dhënë asnjë shans asnjë gaforreje të detit apo breshke të tokës, të shkatërrojnë në dy-tre muaj atë që bëmë, me shumë mundim e përkushtim, në 4 vjet qeverisje vendore në shërbim të qytetit dhe të qytetarëve”, shkruan midis të tjerave Stefan Çipa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY