Dërgohen për gjykim 6 persona, merrnin nga 1800 euro për një diplomë...

Dërgohen për gjykim 6 persona, merrnin nga 1800 euro për një diplomë false

74
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin diploma false të shkollës së mesme kundrejt shumave të konsiderueshme.

Sipas dosjes së prokurorisë, mësohet se, hetimi ka nisur në bazë të materialit referues nga Drejtoria Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave. Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka ngritur akuzat për Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të “Ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Falsifikimit të dokumenteve shkollorë” nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 187/2-25, 245/1 e 259 të Kodit Penal, për 6 personat.
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një grup që siguronte diploma gjimnazi false për persona të ndryshëm në këmbim të shumës 1800 euro.
“Sipas skemës së zbërthyer nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se këta shtetas, 3 prej të cilëve nga Tirana, viheshin në kontakt me persona që kërkonin të pajiseshin me diploma të shkollës së mesme dhe më pas komunikonin me drejtorin dhe sekretaren e gjimnazit publik në Fier për t’i pajisur me dokumentin që dëshmonte se kishin përfunduar studimet e mesme. Zyrtarët arsimore, pasi i përfshinin në mënyrë fiktive si të regjistruar në shkollën e tyre, u kërkonin personave që kërkonin diplomë gjimnazi të merrnin pjesë në Provimin Shtetëror të Maturës. Lidhur me rezultatet e kërkuesve të diplomës në këtë Provim, zyrtarët e gjimnazit ndërhynin në rezultatin përfundimtar, duke u dhënë atyre notë kaluese. Për këtë shërbim, të gjithë personat e përfshirë ndanin shumën prej 1800 eurosh për person”, thuhet në një sqarim të prokurorisë.



Të akuzuarit
1. Afete Koka,
ish-punonjëse pranë Universitetit Jopublik “Kristal”, Tiranë
2. Gramoz Shehu, ish-punonjës pranë Universitetit Jopublik “Kristal”, Tiranë
3. Arbër Pelo, mësues në Fier
4. Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi publik në Fier
5. Aleksia Troka, sekretare në gjimnazin publik në Fier
6. Belita Zeqiri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY