Aktorja Angelina Jolie iu bashkua fuqive botërore të premten, për të ndihmuar miliona refugjatë nga Siria, duke kritikuar ashpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së e të qenit “i paralizuar nga ndarja e tij mbi konfliktin e katër-vjeçar në Siri”.
Jolie informoi këshillin, si e dërguara e posaçme e OKB-së, për çështjet e refugjatëve.
Afër katër milionë sirianë kanë lënë vendin për shkak të konfliktit, dhe kanë kërkuar strehim në vendet fqinje.
“Ne nuk mund të shohim Sirinë dhe të keqen që ka lindur nga hiri i pavendosmërisë, dhe të mendojmë se kjo nuk është pika më e ulët në paaftësinë e botës për të mbrojtur të pafajshëm”, tha Jolie.
Ajo shtoi se fuqitë e Këshillit mbesin të papërdorura, sepse anëtarët e tij nuk mund të bien dakord mbi atë se si të trajtohet konflikti.
Jolie, e cila tha se ka vizituar 11 herë refugjatët sirianë në rajon që kur ka filluar kriza në vitin 2011, bëri thirrje të fuqishme për veprim politik.
Jolie tha se Këshilli tani duhet “të punojë si një i vetëm”, dhe tha se dëshiron t’i shohë që të 15 ministrat e jashtëm të secilit prej anëtarëve, të ulen në tavolinë dhe të negociojnë një zgjidhje politike.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të këshillit të shkojnë në kampet e refugjatëve sirianë, dhe ta shohin vetë gjendjen e tyre.
Përveç kësaj, Jolie foli shkurtimisht edhe rreth krizës në rritje të migrantëve në Mesdhe, ku më shumë se 1.300 migrantë nga Siria dhe vende të tjera, u mbytën në det gjatë tre javëve të fundit.
“Është e pështirë për të parë mijëra refugjatë teksa mbyten në pragun e kontinentit të pasur në botë, tha ajo. Askush nuk e rrezikon jetën e fëmijëve të tyre në këtë mënyrë, përveç nga dëshpërimi absolut”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/