Zbardhen SMS-të, Sokol Balla përsëri viktimë, arrestohet avokati për kërcënim

Zbardhen SMS-të, Sokol Balla përsëri viktimë, arrestohet avokati për kërcënim

174
0
Shares

Një avokat, i cili përndiqte në mënyrë të vazhdueshme me mesazhe gazetarin Sokol Balla, është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se në pranga përfundoi 62-vjeçari Ilir Malindi, me profesionin avokat.
Mësohet se avokati në mënyrë të vazhdueshme i dërgonte mesazhe në celular gazetarit.
Të njëjtat burime saktësuan se rreth katër 4 muaj më parë gazetari Balla ka bërë një emision për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe avokati Ilir Malindi i ka dërguar SMS informuese.
Këtu kanë filluar edhe një sërë shkëmbimesh SMS-së, prej të cilave gazetari Sokol Balla, ka kërkuar nga avokati të mos e bezdisë më. Duket fjalori i papërshtatshëm që ka zgjedhur gazetari për ti kërkuar mos-bezdisje avokatit, ka degjeneruar komunikimin e tyre, deri sa pak ditë më parë Sokol Balla ka bërë kallëzim për përndjekje nga Ilir Malindi.
Materialet në ngarkim të 62-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Përndjekja”.
Në më pak se një javë, gazetari Sokol Balla, bëhet protagonist i dy ngjarjeve, me bazë presionin apo shantazhin. Dy video, të publikuara dhe të hequra më pas nga disa faqe informative, në internet, e tregonte gazetarin, duke chat-uar me një femër, ndërsa demonstronte edhe veprime vetë-ngacmimesh seksuale, i zhveshur lakuriq, nga mesi e poshtë.
Ndërsa debatet kanë pasuar publikimin e këtyre videove, në skenë del ngjarja tjetër, ajo e kërcënimit apo përndjekjes së të njëjtin gazetar, këtë herë nga një avokat.


Avokati Ilir Malindi publikon SMS-të e këmbyera me Sokol Ballën
Ndërkohë, dy ditë më parë, avokati Ili Malindi ka publikuar në profilin e tij në “facebook” SMS-të, sipas tij, të shkëmbyera me gazetarin Sokol Balla


Postimi i plotë i avokatit Ilir Malindi në “Facebook”
“Te nderuar miq te FC.
Kjo eshte biseda elektronike qe une bera me nje rrugac te ndyre si pseudo gazetari Sokol Balla, fytyra e te cilit doli ne drite die. Nje person qe mastrubon me femra lakuriq dhe qe me sa dukej edhe pederast pasiv, qe eshte nje turp i madhe per tëe tille niveli ku TV Top Canal e ka punesuar.  Turp per kete televizion kombetar qe mbane kafshe te tilla sikur qelbesira Sokol Balla.
Sot pata nje korespondence me gazetarin Sokol Balla i cili mu pergjigj me nje fjalor qe dhe rrugacet e rrugve nuk e perdorin. Njeri krejtesisht ordiner dhe me nje edukate familjare jashtezakonisht te keqe ai me fyejti jo vetem mua por edhe nenen time 83 vjecare qe jeton ne Kanada. Se ku e gjeti kete guxim ky fare gazetari une nuk e dij. Pres opinione nga biseda prej rrugaci ordiner qe ai beri me mua.

…………….
Ilir Malindi – Sokol. Eshte diskutuar per se ju nderprete biseden per te keqiat qe na vijne nga shteti qe na ka shpallur lufte. Thuhet se greket leshuan ujrat per te shpetuar vet dhe na i ngopen neve. Verifikoeni dhe mos u beni skllav i armiqve tane greket ashtu si kriminelet Berisha dhe Nano. av. Ilir Malindi
…………….
Sokol Balla – Mire ik dhe mos na caje trapin me keto sms e tua se na hape barkun.
…………….
Ilir Malindi – Sokol, nuk je i edukuar. Me vjen keq per gjuhen qe flet. Ate fjale mere mbrapsh dhe se bashku do diskutojme me gjuhe tjeter .Une di si flas me njerz te fjalorit tuaj djalosh. Pergjigja e gazetarit ne kete menyre eshte jashte cdo etike Balla. Ne se del ne TV duhet te regullosh fjalorin me qytetaret per cfar do mendimi dhe pyetje. Paske guxim te madhe o Balla. Edukou ne fjalorin tend prej rrugacesh. av. Ilir Malindi.
…………….
Sokol Balla – Mir ik q** dhe mos me shkruaj me se do perfundosh ne burg per kercenimet si ai kolegu yt. Te fala nga Sokoli, sherbetori i sa teme.
…………….
Ilir Malindi – Nuk te kam kercenuar djalosh por gjuha jote perbene fyerje. Mbase nje dite do te takoemi dhe do kuptosh se ke gabuar rende me keto fyerje te poshtra. av. Ilir Malindi
…………….
Sokol Balla – Do vije per vizite ne spitalin e Elbasanit po pasi te me premtosh se do pishe ilacet. Dhe hera e fundit, mos shkruaj me. Kercenim apo jo kete pastaj tregoja policise se duhet te jeshe dhe avokat mbi nivelin e leshit.
…………….
Ilir Malindi 
Sokol. Me vjen keq per kete fjalor. av. Ilir Malindi
…………….
Sokol Balla – Mos ma ruj. Dhe mos me shkruaj me te thashe.
…………….
Ilir Malindi – Zoti Balla. Kisha deshire tju takoja. Nuk me besohet qe perdoret ate fjalor. Jam autor i dy librave “Kosova eshte imja” dhe “Lufta ime”.Tani fus ne shtyp 26 volume me titull “US of Albania” mbi 600 faqe volume rreth 16000 faqe te gjitha dhe ta dini se jam cilesuar zyrtarisht person i rrezikshem per sigurine kombetare te Greqise. Themelues i Sherbimit Sekret te Kosoves pa llogaritur te tjerat. Doja te flisnim per fyerjet qe me bete duke fyer edhe nenen time 83 vjecare. Nuk do tju shkruaj por une dua te sqaroem me ju per fjalorin teper fyes per nje gazetar si ju. Me lini vendin e takimit dhe me kerkoni falje per ate fjalor. av. Ilir Malindi
…………….
Sokol Balla –  Ore ti je keq me ilacet. Ore merr vesh mos me shkruaj me. Ofendimet i nise ti dhe sigurisht more pergjigjen qe meritove. Mos guxo me te me shkruash se pastaj do te marresh tamam ate qe meriton. As me rruhet fare per ty dhe librat e tu. Sa per rrezikshmerine tende, provoje!
…………….
Ilir Malindi – Ose je i semure ose vuan nga deliri i madheshtise. Besoj se do takoemi. av. Ilir Malindi
…………….
Sokol Balla – Ik ore k** i cmendur. Mos me shkruaj me or budalla se jam me femijet e mi dhe po pushoj. Ik more idjot delirant shkoj beje libra me komplote dhe ajde me shkruaj mesazhe qe te kandidoj per President. Une vuaj vetem nga nje semundje, nuk i duroj dot idjotet delirant. E kam te pa sherueshme prandaj ske per te pase asnje shanc per tu takuar me mua. Por tani do njoftoj policine qe te rrish nja dy dite ne qeli.
…………….
Ilir Malindi – E perfundojme kete bisede dhe shkofshe larte e me larte. Qellimi im si shikues i TV ku punon ti ishte thjeshte nje pergjigje. Me vjem keq dhe e mbyllim kete bisede perfundimisht.Kalofsh mire. av. Ilir Malindi
…………….
Sokol Balla – Pergjigjen mere nga ekrani. Dhe njehere me gjithe semundjen qe ke, e di shume mire cpo te them. Moooos guxoo tme shkruash. Mos guxo te me dalesh para. Mbaji mend mire keto fjale! Une ne ekran jam Sokol Balla jashte ekranit njeri si gjithe te tjeret dhe ske asnje te drejte te me shqetesosh apo kerkcenosh. Se do maresh pergjigjen e merituar si qytertar dhe si cun tirone. Mere psikopatine dhe rrezikshmerine tende dhe fute ku ta duash ti.
…………….
Ilir Malindi – Ju faleminderit per pergjigjen. Secili e vlerson veten e vet. Une nuk di te fyej apo poshtroj te tjeret. Cao. av.Ilir Malindi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY