Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të ardhurat nga tatimet e doganat 2 për qind më pak, nga TVSH-ja 9 për qind më pak, krahasuar me një vit më parë

23/04/2015
Të ardhurat nga tatimet e doganat 2 për qind më pak, nga TVSH-ja 9 për qind më pak, krahasuar me një vit më parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

As muaji mars nuk ka arritur të përmirësojë bilancin e tatimeve dhe doganave. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, të papublikuara ende zyrtarisht tregojnë se të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 2 për qind më pak se tremujroi i parë i vitit të kaluar. Vlera e të ardhurave llogaritet në 56 miliardë lekë.
Ekspertët e ekonomisë shohin me shqetësim uljen e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar, një taksë lehtësisht e mbledhshme. Të ardhurat nga TVSH-ja ranë 9 për qind krahasuar me një vit më parë, një tregues i drejtpërdrejtë i uljës së konsumit në vend.
Vlerësimet ende jo zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se edhe taksat kombëtare ranë 20 për qind në vlerë krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht rritje së taksës së qarkullimit, qeveria nuk arrit të sigurojë më shumë të ardhura. Ndonëse në këtë grup taksash, renta minerare shënoi uljen më të madhe, për shkak të uljes së prodhimit të naftës në vend, dhe çmimeve të ulëta të metaleve.
Tatim fitimi ështe ndër të paktat taksa që shënoi rritje të të ardhurave. 8.6 miliardë lekë të sigurara nga tatim fitimi, përkojnë me 38për qind më shumë se një vit më parë.
Por keto nuk i ndihmuan tatimet, dalin me bilanc pozitiv.
Ndonëse në total, të ardhurat fiskale, vlerësohet paraprakisht të jenë rritur 3.6 për qind për periudhën janar-mars 2015.
Burime jozyrtare thonë se për këtë rritje kanë kontribuar fondet speciale, më saktë të ardhurat institucionet buxhetore.
Ndërkohë, tashmë kur qeveria nuk arrin të sigurojë më shumë të ardhura nga sektori privat, institucionet publike lokale, janë vënë para presionit për të paguar detyrimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.