Ish-zëvendëskryeministri grek dhe ish ministër i disa qeverive të majta në Greqi, Teodoros Pangalos u intervistua në radion “Vima” ku edhe një herë e krahasoi situatën ekonomike në Greqi me situatën në Shqipërinë e komunizmit.
Nga fundi i intervistës, Pangalos shprehu shqetësimin e tij për situatën ekonomike në vend, duke thënë se, “Jemi bërë si Shqipëria, por pa Enver Hoxhën, sepse Enver Hoxha ishte personalitet”. Teodoros Pangalos, i cili ka deklaruar rrënjët e tij arvanitase, tha më tej se, “Unë kam frikë se mos bëhemi “mut- katund”, siç themi ne arvanitasit, kur duam të përshkruajmë një situatë shumë të dëshpëruar”.
Teodoros Pangalos ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm në disa qeveri të PASOK-ut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/