Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetimi: Genc Ferhati, “aksioner” nga burgu në biznesin e kafesë, nën kërcënimin nëpërmjet “Skyp”

23/04/2015
Hetimi: Genc Ferhati, “aksioner” nga burgu në biznesin e kafesë, nën kërcënimin nëpërmjet “Skyp”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi që kishte vënë në shënjestër një biznesmen kafeje, duke i kërkuar që të kalonte në emër të tyre, një përqindje të madhe të aksioneve të biznesit të tij, si dhe një shumë të konsiderueshëm të hollash, merrte urdhra përmes “Skype” nga i dënuari Genc Ferhati. Ferhati ndodhet në burgun e Peqinit i dënuar me 25 vite burg për ekzekutimin me antitank të Denis Ginës e Median Shehut, në qershor të vitit 1999.
Ky grup kriminal me anë të kanosjes e dhunës përfitonte përqindje të aksioneve në një biznes. Mësohet se biznesmeni i kanosur dhe i dhunuar nga grupi është me iniciale J. B., ndërsa gjobëvënësit kishin përfituar 15 milion lekë prej tij.
Nga dosja e prokurorisë mësohet sesi është shantazhuar biznesmeni që t’u bindej urdhrave të të dyshuarve si pjesëtarë të grupit kriminal. Madje, sipas prokurorisë, Genc Ferhati ka komunikuar nga burgu me biznesmenin e kafesë, të cilin e ka shantazuar.
“Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 për qind do i mbaj unë me vëllanë tim. Nesër do të të marrim në telefon rreth orës 09:00-09:30 dhe do shkojmë te noteri dhe do punosh për ne deri sa të vdesësh. Unë nuk do të flas më. A më kuptove?”, mësohet t’i ketë thënë i dënuari Ferhati të dëmtuarit J. B.
Ndërkohë, dy ditë më parë, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda goditi këtë grup kriminal, që dyshohet se kanë kërcënuar një biznesmen duke i vënë gjobë dhe duke e shtrënguar përmes dhunës fizike e psiqike për të përfituar shuma të konsiderueshme parash.
Operacioni i koduar “Burgu Skyp” vuri në pranga 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim. Gjithashtu nën akuzë është edhe 37-vjeçari Genci Ferhati, i cili që ndodhet në burgun e Peqinit, i dënuar për vrasje dhe që mendohet se drejtonte grupin.
Sipas policisë, të arrestuar janë shtetasit Pajtim Serjani, 33 vjeç; Klevis Kardashi, 32 vjeç; Ditmar Reçi, 34 vjeç dhe Arianit Luli, 32 vjeç. Pjesë e këtij grupi sipas policisë është edhe Genc Ferati, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit dhe mësohet se komunikonte nga qelia përmes rrjeteve sociale me të dëmtuarin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy anëtarë të tjerë të këtij grupi, 26-vjeçari Elvis Karolli dhe 45-vjeçari Arben Haxhihyseni. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për të 7 këta persona, ndërsa zbulimi i grupit dhe arrestimi i 4 prej tyre erdhi pas një pune hetimore prej 4 muajsh ndërmjet Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026
Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

SHIJAK/ Pas mesazheve për mikeshën e Ferrës, qëllohet me një plumb në brinjë

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.