Deputetët e mazhorancës kundër, Kuvendi shtyn miratimin “e sekuestrimit të pasurisë” për...

Deputetët e mazhorancës kundër, Kuvendi shtyn miratimin “e sekuestrimit të pasurisë” për debitorët e energjisë

60
0
Shares

Kuvendi shtynë për javën e ardhshme votimin në tërësi të projektligjit për Energjinë Elektrike. Deputetët votuan me 67 vota pro dhe 19 kundër në tërësi projektligjin, por debati u hap për nenin 92 në të cilin përcaktohet barra hipotekore si mënyrë e konvertimit të borxhit.
Fillimisht, deputeti Koço Kokëdhima kërkoi që të mos vendoset barrë hipotekore.
“Mund ti qëndrojmë versionit të mos vendoset barrë hipotekore mbi pasuritë e patundshme por të vendoset që kompania të mos krijojë borxhe”, u shpreh Kokëdhima.
Deputeti Taulant Balla kërkoi që situata të sqarohet dhe projektligji të kaloj për votim në tërësi javën e ardhshme.
“Kërkojmë shtyrjen e votimit javës tjetër që të sqarohet situata”, u shpreh Balla.
Pas këtyre kërkesave, por edhe pas debateve gjatë shqyrtimit nen për nen, u vendos që miratimi në tërësi i këtij projektligji të shtyhet për një ditë tjetër.



Debatet për projektligjin e Energjisë Elektrike

Erion Braçe – Barra hipotekore për shtëpitë debitore, për mua është problemi i debive që krijohen në kohë të ndryshme nga familjarët, për familjarët ky nen nuk e zgjidh çështjen e debisë. Duhet të bëjmë atë që bën gjithkush kudo, kush se paguan energjinë, s’mund ta marrë këtë shërbim. Ndryshe do krijojmë barra të reja, duke akumuluar debi deri në 3 milion që nuk mund të shlyhen vetëm me masa represive si ajo që është. Historira si masa repsresive është një çështje që se zgjidh çështjen e debitorëve në sistem
Eduard Halimi – Të sekustrosh banesat, trojet, pa autoritetin gjyqësor, ky është një barbari ligjore, çdo sekuestrim qeveritar është arbitraritet.
Eduard Shalsi – Debia nga 150 mijë lekë të reja, të shkojë në 300 mijë lekë, s’duhet të synojmë rritjen e borxhit, por uljen e borxhit, jo domosdoshmërisht rritja e debisë sjell mos pagimin e debisë. Për aspektin e barrës është një koncept kudo, nuk është konfiskim, barrë për një pronë që mund të tjetërsohet, shitet, falet, dmth që sensibilizohet borxhliu që para se të ndërmarrë një transaksion të di që ka një barrë. Do jetë masë e përkohshme në ligj.
Koço Kokëdhima – Ti qëndrojmë versionit që mos vendoset barrë hipotekore por kompania mos lejojë të krijojen borxhe, atëhere s’kemi pse të vëmë barrë hipotekore, pse duhet ta vëmë?
Paulin Stërkaj – Duam shpjegim për faturat afrore nga 2011-2012, edhe këta do futen në këtë projektligj për me vu sekuestro?
Ulsi Manja – Ligji parashikon si masë të parë ndërprerjen e energjisë elektrike. Pika C, kur është bërë ndërprerja e energjisë, por klienti ka krijuar borxh në raport me funizuesit, pra e parashikon si rast të parë ndërprejren e energjisë.
Taulant Balla – Për të mos vazhduar, kërkojmë shtyrjen e votimit deri javën tjetër që të kemi një panoram të qartë edhe për kolegët.
Ilir Meta – Zoti Ruçi jeni dakort për këtë vendim? Edhe për dy rezolutat?
Gramoz Ruçi – Po.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY