Debatet në Kuvend, denoncon Berisha: Crown Agents zbuloi kontrabandën me makina të...

Debatet në Kuvend, denoncon Berisha: Crown Agents zbuloi kontrabandën me makina të mamave tuaja ndaj po e largoni

65
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përzë Crown Agents, sepse po denoncon kontrabandën dhe se mamatë po fusin makina pa doganë. Sipas tij, qeveria vazhdon t’u sjellë të keqen shqiptarëve, dhe një prej tyre është dhe miratimi i projekt-ligji për energjinë, pjesë e së cilës parashikon dhe sekuestro të banesave nëse nuk paguhet energjia.
“I mblodhe kriminelët qelbësira të të gjitha llojeve dhe i ke vendosur në qeveri të qeverisësh me ta. Liron ata që shkrehën kallashët mbi komisariat vetëm për një marrëveshje. Ç’të keqe do ti bësh veç ti përzësh me mijëra për të nxjerrë papagajtë e tu për të thënë se kanë ikur. Po ikën Crown Agent se ka kontrabandë. Sepse në Korçë u fut vetura e mamasë së deputetit. Se edhe mamatë i keni me vetura luksoze. Ti fusin me doganë të lutem shumë (thotë Berisha duke iu drejtuar deputetëve). Gjysma e mamave të tua marrin pensionin e Tsipras. I fale CEZ-it se të mbushi xhepat, mos e mbaj të fshehtë nxirre këtu. Atë e kishim çështje të fituar por duheshe të ndaje para. Dhe të firmosje një nga marrëveshjet më të korruptuara. I fale gjobat që i vuri me matësit. I fale transfertat e parave i bëre gjëmën energjisë. Me këtë ligj do ia marrësh shtëpinë nëse nuk paguan energjinë”, ju drejtua Berisha, kryeministrit Edi Rama.
Edhe largimi i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, është kthyer në debat në Kuvend seancën e sotme.
Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrimin e tij lidhur me shkakun pse po largohen shqiptarët të cilin ai e lidhi me një keqkuptim i shfrytëzuar nga elementë kriminalë.
Sipas Ramës, keqkuptimi lindi për një informacion të mbërritur nga Gjermania se kërkon 45 mijë të huaj me profesione të caktuara, kjo nevojë u keqkuptua. Për Ramën, shqiptarëve iu fyhet inteligjenca, kur dëgjojnë justifikimet e opozitës për këtë çështje. Kreu i qeverisë tha se ata nuk janë dele, që duan bari, ndërsa nuk nguroi të akuzojë paraardhësit për gjendjen ku e katandisën vendin.
Duke iu drejtuar Berishës, Rama ka thënë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa qeveria nuk ka një shkop magjik për të rregulluar me një lëvizje sipas tij, gjithçka të prishur në sistemin e kaluar. Kreu i qeverisë tha se nuk ka frikë nga përballja e 21 qershorit, pasi sipas tij, shqiptarët do dinë ta bëjnë dallim edhe kësaj here.
Nuk ka qenë i të njëjtit mendim ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjës për ikjen e qytetarëve nga Shqipëria, ndërsa ndalimi i tyre me anë të policisë, theksoi ai, nuk është zgjidhje. Berisha e ftoi Ramën të ndjekë shembullin e Tsipras në Greqi në raport me shtresat e varfra.



Debatet sot në Kuvend
Edi Rama –
Është spektakolare të dëgjosh sesi përgjegjësit për gjendjen e trashëguar të sektorit energjetik kanë kurajën të flasin njësoj sikur vrojtojnë nga kullat e plazheve horizontin dhe jo sikur deri 18 muaj më parë kanë pasur në dorë t’i bëjnë gjërat që thonë sot. Mbështetja nga Banka Botërore dhe nga institucione të tjera është rezultat i drejtpërdrejtë në këtë sektor si parakusht për këtë mbështetje. Më parë asnjë se ka përmbushur se kishin politikën e shkeljes së syrit para abuzuesve. Shkelja e ligjit ishin zgjedhje e qartë politike për të mbajtur pushtetin me çdo kusht duke e bërë shtetin copë-copë. 
Sali Berisha – Je i pari në planet që iu merr banesën qytetarëve. Duke folur në këtë platformë në mendje të vjen vetëm një pyetje… Cila do jetë e keqja tjetër e radhës që ke parashikuar për shqiptarët? Sot mbulove aktin më të paprecedentë që voton në Parlament, kazmën në themelet e shtëpive të çdo shqiptari, mbulove ligjin me të cilin ti i lejon vetes që me një bandë në OSHEE t’iu rrëmbesh pronën, t’iu rrëmbesh banesën, duke u bërë i pari në histori për një mall që shteti shet, ndërsa bota e ka po s’pagove unë s’ta jap. Ke sjellë një ligj të cilin vetëm shpirti yt i zi mund ta sillte. Kjo është shkalla më e lartë e pasigurisë, asnjë qytetar nuk ka më të sigurt strehën e tij, nuk ka më të sigurt banesën që ka ndërtuar. Nesër nga kompjuteri i OSHEE-së mund të vijë miliona gjoba, vetëm për të mbushur arkën. Ç’të keqe tjetër ke planifikuar tu bësh shqiptarëve…
Edi Rama – Cila ishte është dhe do të jetë situata është për tu diskutuar. Jemi në një situatë, në një pikë kur në 2014 rritja figuronte fiktivish. Rritje e të cilën e pasqyrojnë edhe shifrat e INSTAT-it tuaj. Kur në morëm detyrën borxhet ishin shumë të mëdha. Borxhet e rrugëve të nisura por të pa përfunduara. Borxhe të kompanive që siguronin ilaçe për spitalet, por spitalet ishin pa ilaçe. Me një situatë ku familjarët rrinin rreth spitalit. 7 milion dollarë kursim ka sjellë reforma në ilaçe. Arkën e shtetit e latë bosh. Latë 150 milion euro të humbura në sektorin e energjisë dhe shumë të tjera të këqija i latë këtij vendi.
Sali Berisha – Ti këtu mbrapa je i mjerë, nga ana tjetër përdor atë nga ana tjetër shkon në gjykatë, s’je i zoti për debat…për asgjë. Me gore s’bëhet me gore. Pse dënohet Liza dhe s’dënohet Moza kuqaloshe? Se e ke mikeshë, a e dini se Moza merrte 6 mijë, jo si Liza 5 mijë…Mbajte 6 javë videon e hipotekës, nxirre të gjithë, ta kanë mbushur zyrën, e përdor për të mbajtur peng punonjësit. Këto janë standardet…
Edi Rama – (qesh)
Sali Berisha – Për të qeshur janë këto, kështu është para se të vijë ngordhja është gazi. Qesh se është shumë për të qeshur… (i drejtohet Erion Veliajt)  Ti je shtruar në një fatkeqësi kombëtare. Këta vjedhin gjithë ditës, shihni tenderët e tyre, fiton vëllai tenderët e ministrit, e tani hidhet në treg për kryetar bashkie. Kur ka ndodhur dasmë me dy raunde në kështjellë dhe rroftë mamaja. A e tha vetë? Ai ta thotë që ma bëri mamaja dasmën e unë të mos e them? Ju nuk iu bëri përshtypje që bëri dasmën me parat publike në kalanë e Gjirokastrës… E dini ju sa i keni doganat, 70 % kanë rënë sot. Pse po ikën Crown Agents? Sepse në Korçë u fut vetura e mamasë së deputetit. Edhe mamatë i keni me makina luksoze… me doganë t’i fusni të gjitha.  Gjysma e mamave tuaja marrin pensione nga Tsipras.
Edi Rama –  Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë Shqipërinë parajsë nuk kemi një shkop magjik të rindërtojmë çfarë ju bëtë copë-copë për 8 vjet. Ne kemi bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në rrugën e duhur, dhe shqiptarët nuk janë dele që ju ti bëni bariun. I kanë aftësitë të vlerësojnë dhe të japin gjykimin e tyre. Jam i gatshëm që bashkërisht ta presim gjykimin e shqiptarëve me 21 qershor aspo pas dy vjetësh. Gjykimi negativ i shqiptarëve do të bjerë përsëri mbi ju se nuk keni reflektuar asgjë mbi atë që bëtë, çka ju përpiqeni të na e lini ne çfarë ju trashëgohet është një lojë që nuk e ha më askush”, u shpreh kreu i qeverisë.
Sali Berisha – Fjalori është i lirë për të gjithë dhe mund të përdorim çdo lloj termi, por kur jemi para publikut dhe jashtë tij nuk mendoj se është kjo platformë sepse mund të them që kushti i parë është që të kesh fytyrë. Problemi është që kur nuk ke fytyrë nuk çfarë thua. Por tani po merremi me të mirat e mëdha që i ke bërë këtij vendi. E mira e madhe është mashtrimet që i ke bërë vendit, duke pretenduar punësim masiv dhe realizove çpunësim masiv. Në 2013 kishte një ashpërsim të varfërisë sepse ra në mënyrë drastike remnitanca. Po kjo rënie ka qenë shumë më e madhe në 2013-2014. Shikon çfarë beteje po bën Kryeministri në Greqi. Nuk jam dakord me asgjë që ai thotë, por jam dakord për të lehtësuar dhimbjet, lehtësim të këtyre shtresave. Ti u preve kotheren e bukës, ua ndërpreve ndihmën, shkatërrove bizneset. Sarajet e tua në Surrel lart e më lart. Rrugën e ndërtove vetë. Të duhen dy batalione për të ruajtur. Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por t’i ke një problem të madh se nuk ke ndjeshmëri ndaj të varfërve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY