Prokuroria e Përgjithshme regjistron procedim penal ndaj ish ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj. Ish-minsitri u padit nga ministrja aktuale e Arsimit Lindita Nikolla për shpërdorim detyre.
Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca dorëzoi në datën 26 mars padinë në prokurorinë e Tiranës dhe tha se akuzat për Tafaj qëndrojnë për dhurim prone në favor të një universiteti privat dhe më pas akreditimin e tij në kundërvajtje ligjore.
Një ditë më parë prokuroria konfirmoi regjistrimin penal ndaj ish ministrit të Financave, Ridvan Bode.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/