Mark Frroku, probleme me zemrën, nga qelia në spitalin e burgut

Mark Frroku, probleme me zemrën, nga qelia në spitalin e burgut

60
0
Shares

Deputeti Mark Frroku, ndaj të cilit Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” pas kërkesës së Prokurorisë si i dyshuar si autor i një vrasjeje të ndodhur në Belgjikë, u dërgua në Spitalin e Burgut në Tiranë.
Burime nga Drejtoria e Burgjeve pohojnë se deputeti Frroku ëshë shoqëruar menjëherë në spital pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur me zemrën.
Mësohet se pas analizave të mjekëve, gjendja e deputetit paraqitet e qëndrueshme dhe ai do të mbahet në spital edhe për disa orë të tjerë për të qenë nën vëzhgim.
Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Frroku në fillim të këtij muaji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY