Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italianë, pasi iu sekuestruan 20 kilogramë kokaine dhe 200 mijë euro. Operacioni i policisë u zhvillua në Leçe, ku u arrestua edhe shqiptari Indrit Taipi.
Indriti Taipi, i cili ishte banor në Bergamo iu kapën 20 kg kokainë, të fshehura në garazhin e banesës. Gjatë kontrollit të makinës iu gjetën edhe 200 mijë euro, që janë fryt i trafikut të kokainës. Taipi vepronte në territorin e Lecco-s dhe arrestimi i tij u ktrye pas një operacioni të Policisë italiane në këtë provincë. Sipas policisë, 200 mijë eurot Taipi i kishte marrë nga një dërgesë e mëparshme kokaine. Në banesë iu kapën edhe tre pistoleta të markave e kalibrave të ndryshme, njëra prej të cilave ishte e pajisur me silenciator dhe municione.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/