Erion Veliaj, nga pozicioni i ministrit të Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, ka folur sot si kandidat për bashkinë e Tiranës, duke çuditur të gjithë. Ai, jo vetëm që ka zhveshur nga përgjegjësia e eksodit të fundit, veten dhe qeverinë, por ka gjetur edhe shkaktarët e këtij eksodi. Erion Veliaj, fajësoi, ata për të cilët askujt nuk mund ti shkonte mendja, veç atij…, “keqqeverisjen e vendorëve të djathtë”, që sipas ministrit në largim të Mirëqenies Sociale, janë shkaktarët për largimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së. Sipas kandidatit të majtë për bashkinë e Tiranës, në zonat ku qeverisin demokratët po regjistrohen edhe largimet më të shumta.
“Nuk dua të politizojmë se do kemi plot hapësira për të folur në fushatë, por më rezulton se nga komunat që menaxhohen nga këta që bërtasin më shumë po largohen më shumë njerëz. Do doja që ky të ishte një moment për pak reflektim, sepse varfëria nuk lindi në një ditë. Këto Komuna, kryesisht të veriut të menaxhuar keq nga këta që bërtasin më shumë, kanë dhe humbjet më të mëdha. Para se të drejtojmë gishtin besoj se ka nevojë për pak reflektim, edhe për një ndjesë për 8 vite keqmenaxhim dhe për komuna që nuk kryejnë as funksionet e tyre minimale për qytetarët e tyre çka shkakton largimin dhe rrjedhën më të madhe aty ku qeveris PD në nivel lokal. Por thashë ky nuk është moment për politikë, por është moment për reflektim dhe për punë”, bëri politikë Erion Veliaj, duke pretenduar se kjo nuk ishte politikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/