Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kandidati Halim Kosova takim me artistët: Tirana ka nevojë për më shumë hapësira, mundësi dhe resurse për artin dhe artistët

21/04/2015
Kandidati Halim Kosova takim me artistët: Tirana ka nevojë për më shumë hapësira, mundësi dhe resurse për artin dhe artistët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ema Andrea: Ishte një nga ato takime të sinqerta dhe pa premtime boshe e me fjalë të cilat e dimë që nuk do të bëhen realitet.

Kandidati për kryetar të  Bashkisë së  Tiranës, zoti Halim Kosova, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim informal me artistët. Takimin me artistët të kandidatit zotit Kosova, e shoqëroi lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një artisti të shquar, Met Begës. Zoti Kosova ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.
“Kënaqësisë që unë pata sot dhe këtij informacioni shumë të vlefshëm, në fund iu bashkua një lajm shumë i hidhur, që shumë i nderuari Met Bega, paska humbur jetën dhe me këtë rast unë i shpreh familjes ngushëllimet më të thella. Jo vetëm sepse e kam pasur shumë mik, por sepse ka dhënë shumë për qytetin, ka dhënë shumë për artin. Ngushëlloj jo vetëm familjen, por të gjithë artistët të cilët kanë humbur një koleg, kanë humbur një mik, kanë humbur një shok. Për Metin dhe për shumë të tjerë që kanë ëndërruar diçka më mirë por që nuk i arritën, por që mendimet e tyre dhe eksperiencat e tyre  janë të vlefshme,  do te mobilizohemi edhe më shumë në të ardhmen per artin dhe artistët.
Më pas, gjatë takimit, Kosova ka dëgjuar sygjerimet e tyre se si qyteti mund t’i dedikojë më shumë hapësira, mundësi dhe resurse artit dhe artistëve.
Pas takimit, aktorja e njohur Ema Andrea u shpreh, se, “Unë ju falenderoj që na konsideruat, falenderoj që na dëgjuat fjalën. Shpresoj që çfarë diskutuam, çfarë propozuam, si artistë të lirë, të jetë e mundur të realizohet. Në formë shumë të sinqertë ishte një nga ato takime të sinqerta dhe pa premtime boshe e me fjalë të cilat e dimë që nuk do të bëhen realitet. Folëm sinqerisht për problemet tona se si mundet arti dhe kultura e të gjitha zhanreve të jenë më produktive edhe në të mirë të kryeqytetit”.
Për mediat, aktorja Ema Andrea, zbuloi diccka nga biseda në këtë takim.
“Problemet e artit sot janë problemi i centralizimit, folëm për artin në periferi, folëm për artin në edukim, për mundësitë e të qenit autonom, jo vetëm të institucioneve por edhe të artistëve të lirë. Besoj se i keni ndierë se këto janë shqetësimet në përgjithësi të artit sot që zhvillohet në institucione  të mbyllura ose në pak institucione, ka pak mundësira dhe mundësitë që do të krijojë bashkia. Ne propozuam dhe dëgjuam njëri-tjetrin që të mund të krijohen lehtësira për krijimtari për artistët, aq sa të mundet një institucion të na i krijojë. Besoj diskutuam dhe më vjen mirë që folëm”, theksoi Em Andrea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.