Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bylykbashi – Ballës: Sharlatan! Deputetët e mazhorancës qëndrim solidar, braktisin mbledhjen e Komisionit të Dekriminalizimit

15/04/2015
Bylykbashi – Ballës: Sharlatan! Deputetët e mazhorancës qëndrim solidar, braktisin mbledhjen e Komisionit të Dekriminalizimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Taulan Balla “tërheq zvarrë” deputetët e mazhorancës të cilët braktisën mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Dekriminalizimit. Preteksti i Taulant Ballës, ishte se u ndje i fyer nga kreu i këtij komisioni, sipas ët cilit e quajti “sharlatan”. Deri në vendimmarrjen imponuese të Taulant Ballës edhe për deputetët e tjerë të mazhorancës, ai vetë kishte përmendur emra të përveçëm, jo deputetët, kandidatë të opozitës për zgjedhjet vendore, duke mos ju përmbajtur qëllimit të mbledhjes, diskutimit të një kërkesë për rekomandime, e cila mund ti drejtohet Komisionit të Venecias.
Debatet nisën për një letër për Komisionin e Venecias, që sipas Bylykbashit është bllokuar nga Kuvendi. Tentativa e Taulant Ballës, për të justifikuar bllokimin e kësaj letre, u pasua me debate, mes deputetëve anëtarë të këtij komisioni.
Kreu i këtij komisioni Oerd Bylykbashi tha se prej 3  javësh anëtarët e mazhorancës mbajnë peng shkresën e PD drejtuar tri organizmave SHBA, delegacionit të Komisionit Europian dhe Komisionit të Venecias. Sipas PD, me këtë veprim mazhoranca synon të mos arrihet dekriminalizimi i Parlamentit para zgjedhjeve vendore. Por nënkryetari i këtij komisioni, Taulant Balla i PS  u përgjigj se kjo kohë iu është dashur anëtarëve të mazhorancës për të përmirësuar cilësinë e dokumenteve të përpiluara nga opozita. Balla tha se puna e këtij komisioni kërkon angazhimin e të gjithë deputetëve, ndaj në të nuk mund të veprohet me njëanshmëri.
Përmendja e emrave, jashtë mbledhjes dhe jo deputetë, nga ana e Taulant ballës, u pasuar me frazë “sharlatanë”, të bylykbashit në adresë të deputetit socialist. Duke pretenduar se u ndje i fyer, taulant Balla, ka braktisur mbledhjen. Pas parashtrimit të këtij qëndrimi nga deputeti socialist Taulant Balla, tre anëtarët e majtë të komisionit të dekriminalizimit, Taulant Balla, Spartak Braho dhe Ulsi Manja u larguan nga mbledhja e tij.

Debatet në Komisionin e Dekriminalizimit


Oerd Bylykbashi: Duhet ta dekriminalizojmë këtë parlament dhe administratën publike. Taulant Balla ka bllokuar shkresën për Komisionin e Venecias, nuk pranon ta firmosë. Nëse doni bëni propozime, nëse jo, duam ne dhe Komisioni i Venecias.
Spartak Braho: Zvarritja ka të bëjë me drejtimin e Komisionit. Më duket paaftësia jote për të drejtuar komisionin, këtu qëndron zvarritja.
Oerd Bylykbashi: Aftësinë time të drejtimit ma ka dhënë Kuvendi me vendim. Nuk besoj se ke përgjegjësi për vonesën e shkresës. Nënkryetari i këtij komisioni ka mbajtur për tre javë shkresën. Të gjithë janë në dijeni por nuk e kanë në dorë. Nënkryetari i komisionit nuk ka të drejtë ta firmosë shkresën, e ka mbajtur për tre javë peng dhe kjo është e papranueshme.
Taulant Balla: Mos më fol mua ashtu. Qetësohu! Ore ti djalë qetësohu more çfarë të ka ndodhur. Djalosh!
Oerd Bylykbashi: Duhet të bëni detyrën që ju ka deleguar Kuvendi. Nëse herë tjetër e bëni këtë, i kërkoni kuvendit t’ju zëvendësojë. Dil përjashta po deshe, për sa kohë s’je në gjendje të japësh kontribute dil përjashta.
Taulant Balla: Qetësohuni më lini të flasë. Mund të jetë zënë me Gridën ku e di unë çfarë ka.
Oerd Bylykbashi: Ka mundësi ti lësh këto palaçollëqe.
Taulant Balla: Dil në fushatë me Gridën.
Oerd Bylykbashi: Pse e ke mbajtur peng, sqaroje.
Taulant Balla: Ramë dakord që do bënim shkresën që do i dërgohej tre institucioneve. Duhet të njoftojmë komisionin….ti ke pasur profesor Saliun i di më mirë. Mbylle…, kemi folur me telefon dhe të kam thënë që duhet bërë letër zyrtare shtetërore. Nuk e bëni dot vetëm kjo është një punë që duhet ta bëjmë bashkë. E kishe bllokuar t’i mbledhjen dhe letrën, se s’mund t’i vë vetëm njëri firmën se tjetri duhet të ketë mundësi për të komentuar. Nuk drejtohet komisioni duke ardhur fshehurazi, lë letrat dhe merr në telefon sekretaren të kam lënë një letër thuaj ballës ta firmosë. Nuk jemi armiq, jemi kolegë të të njëjtit parlament me të njëjtin qëllim. Lëre Gridën
Oerd Bylykbashi: Në këtë mbledhje mos bëj sharlatanin.
Taulant Balla: Më ke fyer shtatë herë, unë me ty nuk ulem më në tavolinë. Do i drejtohem Byrosë së Kuvendit. Kërkoj largimin e kryetarin të komisionit, më the sharlatan. Ti do ta bllokosh dekriminalizimin.
Oerd Bylykbashi: Kjo është tentativë për të bllokuar. Komunikimi me nënkryetarin e këtij komisioni është bërë më 7 prill. Sa ditë të tëra e ka mbajtur. Për një javë nuk ka bërë asnjë propozim dhe e çoi në 3 javë këtë bllokim. Ky është shembulli se çfarë po bën kjo mazhorancë, i kërkoi dhe numrat për të bllokuar komisionin. Shkresa e Komisionit të Venecias do ti shkojë me firmën e Komisionit. Është mbledhja e tretë, që mazhoranca nuk sjell propozimet. Shembull tjetër të bllokimit të këtij komisioni nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.