Berisha: Rama gjueti shtrigash, burg, ndjekje penale, falsifikime dosjesh kundër opozitës

Berisha: Rama gjueti shtrigash, burg, ndjekje penale, falsifikime dosjesh kundër opozitës

64
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që sipas tij, është një gjueti shtrigash, burg, ndjekje penale, fallsifikime dosjesh nga an e kryeministri Edi Rama, kundër opozitës.
Nëpërmjet një statusi në “facebook”, Berisha ka renditur edhe raste të “fushatës së papërmbajtur” kundër opozitës, udhëheqjes, eksponentëve dhe kandidatëve të saj.
“Ne prag te fushtates elektorale, kreu i mazhorances se qelbesirave, Edvin Kristaq Raa me shtetin e tij policor, eshte versulur i terbuar dy javet e fundit me nje fushate te papermbajtur gjuetie shtrigash kunder opozites, udheheqjes, eksponenteve dhe kandidateve te saj.
– Keshtu, Edi Rama me SHKB-ne e krimit, ne nje akt te pashembullt ne 23 vite nisi per ndjekje penale kryetarin e PD z. Lulzim Basha me nje akuze, pak eshte te themi halabakesh. Keshtu sipas piktorit deshtak Basha paska urdheruar qe te hidhen me 21 janar, me helikoptere, lende jo lakrimogjene por homogjene, duke mos ditur se te tilla jane ajri, uji, etj etj
– Rama denoi me dy vjet burg Kryetarin e Bashkise se Kamzes dhe kandidatin e PD per kete bashki, Xhelal Mziu, me akuza fund e krye pa baza ligjore por vetem politike duke besuar se do ta eleminonte nga gara.
– Rama ka nisur per ndjekje penale me akuza qesharke, kandidatin e PD per Gjirokastren sapo ai u shpall nga PD. Ai e akuzon ate per nje shenim te nje infermjereje ne nje regjister qe nuk kishte asnje lidhje me kirurgun e nderuar Igli Kokalari.
– Rama nisi per ndjekje penale ish ministrin e financave, Ridvan Bode, pasi deshtoi me turp me padine e tij per Eurobondin e pare ne historine e vendit te patronuar nga Deutche Bank dhe miratuar dhe nga Parlamenti. Tani si i semure, me urrejtje te papermbajtur e padit per njoftime qe kurre nuk i jane bere, kryetarin e Bashkise se Shkodres, per dokumenta qe i mungonin nje kompanie qe nuk kishte asnje lidhje me bashkine. – Kryetarin e komunes se Shenkollit e dergon per ndjekje penale per mashtrimet dhe fallsifikimet e çunave te tij te krimit.
Me keto akte gjuetie shtrigash ndaj opozites, te bazuara ne urrejtjen patologjike ndaj saj ne prag te fushates elektorale, neobllokmeni Edvin Kristaq Rama deshmon panikun e madh qe e ka kapur ate dhe kupolen e ‘aleances se qelbesirave’ ne prag te zgjedhjeve. Ai synon qe me procese te mirefillta politike te trembi mbeshtetsit e opozites dhe zgjedhesit shqiptar qe te mos marrin pjese ne zgjedhjet lokale.
Me keto akte kerkon te maskoje kandidimin nga ana e tij te balozeve te krimit, kokaines, prostitucionit, te llojt te Artur Bushit etj etj. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihen me te gjithe fuqine e tyre kunder gjuetise se shtrigave ndaj opozites”, përfundon mesazhin e tij në “facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY