Prokuroria e Përgjithshme po zvarrit procesin e hetimeve ndaj deputetit Tom Doshi. Kështu deklaruan dy avokatet e tij mbrojtës, Vladimir Meçi e Ferid Muça, në rubrikën “Opinion” në News 24. Sipas avokatit Muça, deri më tani nuk është bërë ende ekspertiza e dy sendeve të sekuestruara nga prokuroria, siç janë laptopi dhe USB-ja e zotit Doshit.
“Sot jemi në datën 16 mars, edhe ende nuk është bërë ekspertiza e laptopit dhe USB-ja. Por nuk pretendojmë asgjë, pasi në usb dhe laptop nuk ka asgjë. Këto janë dy objekte që kërkojmë ekspertimin sa më shpejtë. Por zvarritja është më e madhe tani. Akuzat janë të pabaza dhe pa fakte. Jemi të detyruar të presim. Por duhet të sensibilizojmë opinioni, pasi veprimet që duhet të kryhen në kohë po zvarriten. Qëllimi është i qartë tashmë se prokuroria po zvarrit çështjen”, pohoi Muça.
Sipas Vladimir Meçit, prokuroria nuk ka asnjë provë kundër klientit të tij, Doshi.
“E vërteta është se Prokuroria s’ka prova. Sipas saj, ka pasur vetëm hipoteza. Sot pas 17 ditësh, një nga anëtarët e trupit gjykatës ka depozituar mendimin e pakicës, në një kohë që kodi i procedurës penale e detyron gjykatën të depozitojë vendimin në sekretari menjëherë pas shpalljes. Në këtë rast gjykata e Lartë, për vlerësimin e ndalimit të deputetit doshi, nuk ka treguar kujdesin e duhur. Si e tillë, duhet t’ja nënshtronte të gjitha debatet dhe provave të palëve. Që nuk ndodhi në këtë gjykatë. Pikërisht, e njëjtat gjyqësore që ka bërë një kërkesë të tillë, ka dal me një vendim të pakicës. Gjykata e lartë duhet të paraqiste të gjithë konfliktet e interesit, siç ishte dhe rasti i prokurorit të Përgjithshëm, pasi nuk duhet ë merrte asnjë vendim dhe veprim meqë ishte përfshirë në çështjen e Tom Doshit. Të gjitha këto akte janë nul, zero. Gjykata e lartë, duke ngutur, dhe ka qene në presion, nuk ka shqyrtuar siç e kërkon ligji, siç duhet një kërkesë siç e do mbrojtja”, tha Meçi.
Më tej, avokati Muça deklaroi se masa “Arrest shtëpie” për deputetin e ka penalziuar atë, pasi nuk mund të takohet as me elektoratin e tij.
“Zoti Doshi është deputet i kuvendit të Shqipërisë. Në këtë rast, me masën e arrestit arrest shtëpie, ka penalizuar atë që të komunikojë me qytetarët, nga ata që ai është zgjedhur. Ka pasur shumë kërkesë nga elektorati i tij për ta takuar. Ne kemi deklaruar se ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Por vendimi i gjykatës së lartë është depozituar shumë me vonesë në sekretarinë e kësaj gjykate. Doshi është shumë i lidhur me elektoratin e tij”, tha avokati.
Pyetjes se ku shkoi makina e blinduar që Doshi i kishte blerë Durim Bamit, avokati Meçi pohoi se nuk ka dijeni për këtë çështje. Sipas tij, ajo makinë ka qenë në pronësi të një personi nga Durrësi. “Nuk ka ndjeni, dhe nuk mund të përgjigjemi. Në dijeninë time ka qenë në pronësi të një qytetari nga Durrësi, me mbiemrin Koka”, u shpreh Meçi.
Ndërkohë, dy avokatit paraqitën dhe disa nga argumentet me të cilët do i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese. Sipas Meçit, prokurori i Përgjithshëm , Adriatik Llalla i kaloi kompetencat që i ka caktuar Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me “çështjen Doshi”.
“Komisioni i mandateve, në raportin që i paraqiti parlamentit, në mënyrë eksplicite deklaroi se autorizimi duhej të jepej nga Prokurori i Përgjithshëm. Në fakt prokurori, në kundërshtim të autorizimit dhe tejkalimit të kompetencave të dhëna nga parlamenti. Bëri ndalimin e Doshit. Ne kemi kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, pasi ishte arbitrar. Ne do kërkojmë dhe nga gjykata kushtetuese dhe problemet e tjera që lidhen me garancinë e deputetit Doshi”, përfundoi Meçi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/