Raportuesi i draft-rezolutës për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaroi se partitë politikë në vendin tonë duhet të zbatojnë marrëveshjen e 24 dhjetorit. Ai theksoi më tej se nevojitet dialog mes opozitës dhe qeverisë për realizimin e kësaj marrëveshje. Deklarimet e tij eurodeputeti Knut Fleckenstein, i bëri gjatë prezantimit të 192 amendamenteve për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Duke iu referuar kësaj marrveshje poltike, Felckenstain, bën thirrje për zbatimin e saj në mënyrë të dhur e konstruktive, kryesisht në adresimin e çështjeve të njerëzve me të dhënat kriminale që konkurojnë për poste publike. Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstain, ndërsa prezantoi raportin ngriti shqetësimin mbi tensionin dhe konfliktualitetin politik në vend. Megjithatë, ai ftoi kolegët të mbështesin procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.
“Përmes kësaj marrëveshje u vendos që opozita të rifillojë aktivitetet e saj parlamentare. Kërkohet respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe shqyrtimi i çështjes së personave me të dhëna kriminale të kandidatëve për poste publike. Marrëveshja e dhjetorit duhet të zbatohet në frymë konstruktive. Konsiderohet e rëndësishme që e gjithë të shoqëria civile në Shqipëri, mediat dhe qytetarët të bëjnë të përgjegjshëm liderët e tyre për pasojat e politikave të caktuara”, thuhet në amendamentet për marrëveshjen e dhjetorit.
Në amendamentet e shumta për gjyqësorin dhe luftën kundër krimit të organizuar është shtuar në mënyrë të përsëritur togfjalëshi “infiltrimi i qarqeve kriminale”.
Ndërsa eurodeputeti, Eduard Kukan, i dërgoi një mesazh të qartë dy forcave kryesore politike në vend: “Mos përsërisni të njëjtën histori si me statusin!”.
Për eurodeputetin Eduard Kukan, “Shqipëria ka ende probleme në sistemin e drejtësisë, ndërsa ngelet pas me gjyqësorin”.
Sipas Kukan, një tjetër problem me rëndësi është dhe zbatimi i reformës për Administratën Publike.
“Jam dakord me amendamentet që janë nënvizuar në këtë raport. Reforma e Gjyqësorit duhet theksuar më shumë, pasi ngelet ende punë për të bërë. Në këtë kontekst duhet të përmend çështjen e gjyqësorit. Një tjetër reformë që duhet të zbatohet është ajo e administratës publike, pasi ka ende punë për të bërë”, deklaroi gjatë fjalës së tij Kukan.
Ndërkohë, Eurodeputeti u ndal dhe te një tjetër çështje delikate, siç është liria e medias.
“Si në çdo vend të rajonit, duhet të jemi të gatshëm që të ndihmojmë për lirin e medias”, tha Kukan.
Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka diskutuar më tej gjerësisht projekt-rezolutën për Shqipërinë me 24 rekomandime të raportuesit për vendin tonë Knut Fleckenstein.
Sipas eurodeputetëve polarizimi politik rrezikon integrimin e Shqipërisë.
“Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së. Suksesi i agjendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik ku mazhoranca dhe opozita duhet që të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise, çfarë do të rriste besimin e qytetarëve tek institucionet publike”, theksohet në projekt rezolutën e Knut Fleckenstein.
Sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit mbeten të rëndësishme, vijon dokumenti.
Projekt rezoluta shpreh keqardhjen për mangësi të vazhdueshme në funksionimin e sistemit gjyqësor, të tilla si politizimi, llogaridhënia e kufizuar dhe niveli i lartë i korrupsionit. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë e madhe theksohet më tej, ndërsa vlerësohen masat e marra të sigurisë për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, kundër terrorizmit e radikalizimit.
Projekt rezoluta përshëndet rolin ndikues të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për Kosovën e Maqedoninë, por Tirana “ftohet të marrë pjesë në mënyrë aktive për të zbatuar strategjinë adriatiko-joniane të BE-së”.
Debatet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian
Knut Fleckenstain
“Do doja të diskutoja për amendamentet, do diskutohen dhe në takimin e stabilizim-asocimit me Shqipërinë, janë përmbledhur nga 192 amendamente në 16 amendamente kompromisi. Sigurisht që korrupsioni dhe administrata publike, lufta ndaj krimit të organizuar mbeten pikat kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë. Sigurisht liritë dhe të drejtat e njeriut. Është me rëndësi implemetimi i reformave në mënyrë që të hapen negociatat.
Nuk kam dashur të mbetem tek amandamentet që janë të çuditshme. Edhe para zgjedhjeve, dialogu apo presioni politik vijojnë të mbeten prezente.
Vijon ende të ketë një klimë presioni mes partisë në pushtet dhe asaj në opozitë. Suksesi i reformave në terma afatgjatë do të shihet se kur do të qetësohen marrëdhëniet mes partive dhe kur të kemi një sheshim mes marrëdhënievbe burrë dhe grua.
Duhet ti japim kurajo atyre që vijojnë të përpiqen. Ndaj mendoj se duhet ta mbështesim Shqipërinë në procesin e negociatve për tu anëtarësuar, për tu bërë pjesë e BE”.
Eduard Kukan
“Unë e mbështes të përgjithshmen e raportimit të Fleckenstein. Shpresoj të kemi në mënyrë objektive e rezultatet konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Duhet të kemi një përqasje konstruktive sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Përmes këtij raporti dua ti dërgoj një mesazh të qartë Shqipërisë: Konfrontim i politikës janë pikat kyçe për të ecur drejt integrimit dhe hapjes së negociatave në BE. Ndaj nuk duhet që presioni mes forcave politike të ndikojë në shtyrjen e këtij vendimi.
Më duket në fakt si një ‘Deja vu’, e kam thënë këtë gjë edhe vite më parë, por duket se këto vijojnë të mbeten pikat kyçe. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, zbatimi i ligjit mbeten ende relevante në axhendën tonë. Patëm zhvillime edhe në lidhje me shtypin, përgjatë muajve të fundit në Shqipëri. Reforma në drejtësi duhet të jetë e pavarur dhe duhet të ketë mbështetje.
Në këtë kontekst dua të përmend edhe një çështje në të cilën Shqipëria ka mbetur pas, ka një reformë shumë të rëndësishme siç është ajo në administratën publike dhe reformën administrative të cilat kanë ecur, por të dyja këto reforma janë kontestuar shumë fort politikisht. Sigurisht që këto reforma do ta vënë Shqipërinë një hap më përpara, një vend më të mirë për procesin e integrimit. Së fundi doja të përmendja kompromisin për lirinë e medias, duhet të gjithë ne të mbështesim lirinë e medias”.
Ivan Jakoviciç
“Opozita me qëndrimin e saj duket sikur Shqipëria nuk do progresin evropian. U përpoq të bllokonte negociatat.
Na duhet të tregojmë se nuk biem dakord me sjelljet e disa prej kolegëve tanë. Duhet të bëjmë gjithçka të mundur që Ballkani të integrohet. Nuk është e pazakontë që palët të kenë qëndrime të ndryshme”.
Knut Fleckenstein
“Do doja të diskutoja dhe për disa pika. Kam kryer dy vizita në Shqipëri. Edhe unë e Eduard Kukan kemi ndërmjetësuar me partitë. Ne e dimë që lufta kundër krmit të organizuar duhet të forcohet, por ajo që kemi parë nuk ishte një njoftim nga qeveria por masa specifike. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, mund të ketë pasur dhe komente jo shumë të drejta në këtë aspect. Do t’i bëja thirrje shqiptarëve që kjo nuk ndihmon, ata duhet të bashkojnë njerëzit dhe të kemi një dialog konstruktiv. Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ndaj ka nevojë për mbështetjen tonë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/