Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Boçi: Edi Ramën e lidhin me Brukselin vetëm skandalet

13/04/2015
Boçi: Edi Ramën e lidhin me Brukselin vetëm skandalet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike denoncoi sot mungesën e një shpjegimi nga ana e Kryeministrit Edi Rama, lidhur nisjen e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, të cilat i kanë çuar dyshimet drejt e tek ai.
“Pas zbulimit te skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen. Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e te Rama. Sipas shtypit belg, Peter Swinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar  mikun e tij. Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i Lungo Mares. Eshtë zbuluar se gara për ngritjen e kësaj punishteje ka qënë e pandershme, dhe fituesi është favorizuar në mënyrë të padrejtë”, deklaroi deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
Sipa tij, autoritetet belge dhe mediat atje kanë konstatuar se asgjë nuk është rastësi, por një kalkulim i menduar mirë, që vjen prej njohjeve të hershme të arkitektit nën hetim me Edi Ramën.
Njohje që kanë nisur nga koha e Bashkisë së Tiranës, ku ky arkitekt ishte i preferuari i Ramës dhe shfaqej pas çdo projekti.
“Një nga këta, Sheshi Skenderbej, një simbol i çrregullit, i kaosit, i nëpërkëmbjes së qytetarëve, që jo vetëm mbajti Tiranën të bllokuar për 4 vite por që në fund nuk parashikonte as zgjidhje për trafikun. Miqësia me arkitektin nën hetim ka kulmuar me projektin e tij për sarajet e Edi Ramës në Surrel. Të gjitha këto fakte të nxjerra nga autoritetet belge e shtypi belg. Por Edi Rama hesht edhe pse arkiva me skandale që lidhen me Belgjikën po pasurohet dukshëm. Pasi rezultoi si bllokues e fshehës i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani Edi Rama po shfaqet edhe me aferen e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane. Sot asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian”, theksoi Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.