Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konfliktohet me Ahmetajn, shpërfillet nga Rama, largohet nga PS deputeti Vladimir Kosta

12/04/2015
Konfliktohet me Ahmetajn, shpërfillet nga Rama, largohet nga PS deputeti Vladimir Kosta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PS-së Vladimir Kosta është larguar nga radhët e këtij grupi parlamenatr, sepse është ndjerë i shpërfillur nga kryetari Edi Rama, në përzgjedhjen e kandidaturës për bashkinë e Përmetit. Largimi i tij ka ardhur edhe pas një konflikti me Arben Ahmetajn për kandidaturën e Gilberto Jaçes, të përzgjedhur nga PS për kandidatin e Përmetit, ndërsa ka bërë të ditur se do të jetë deputet i pavarur.

Deputeti Vladimir Kosta ka sqaruar se kjo kandidaturë është bërë pa miratimin e tij dhe se kundërshtimin dhe mospëlqimin e tij për këtë kandidaturë ia kishte shprehur kryeministrit Edi Rama. Gilberto Jaçe është emri i propozuar për bashkinë e Përmetit në ansamblenë e Partisë Socialiste, e mbledhur dje në Grykën e Këlcyrës por duket se një gjë e tillë është bërë pa miratimin e deputetit Kosta i cili nuk ka qenë i pranishëm në ansamble, ç’ka ka sjellë më vonë edhe vendimin e tij për t’u larguar nga PS.
 

Ndërkohë mësohet se një ditë më parë, mes ministrit Arben Ahmetaj dhe deputetit Vladimir Kosta
 është zhvilluar një debat pasi ministri kishte propozuar dhe mbrojtur kandidaturën e Gilberto Jaçes për bashkinë e Përmetit, ndësa deputetit e kishte kundërshtuar, nën argumentimet se nuk e kishte mbështetjen e duhur nga elektorati dhe se ka shpërdoruar fondet, për të cilën edhe e kishte denoncuar edhe më parë.



 

 


Mesazhi i plotë i deputetit Vladimir Kosta

“Të nderuar kolegë!


Kandidatura e Përmetit është vendosur kundër dashjes time. E kundërshtova me fakte para kryeministrit aktual por kryeministri, Ahmetaj bashkë me Taulantin dhe të fortët e gazetës ‘Dita’, vendosën Gilberto Jaçen, të cilin unë personalisht e kam denoncuar për hetim të fondeve publike pranë KLSH. Edi Rama as nuk mori mundimin të më dëgjonte për sa i shpjegova. Për sa më sipër dhe për sa s’jam dëgjuar deri më sot në këtë Parti, me keqardhje largohem nga Partia Socialiste si deputeti i pavarur. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin”.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.