Avokati i Mziut: Tenderi për të cilin akuzohet kryebashkiaku i Kamzës nuk...

Avokati i Mziut: Tenderi për të cilin akuzohet kryebashkiaku i Kamzës nuk u realizua asnjëherë

54
0
Shares

Avokati mbrojtës i kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, dënuar nga Gjykata me dy vjet burg për “shpërdorim detyre”, ka akuzuar gjykatën për një vendim jo në varësi të provave. Një çështje pa themel dhe pa prova e cilësoi avokati Genc Gjokutaj rastin për të cilin u dënua me dy vjet heqje lirie kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu. Në një prononcim për mediat ai theksoi se nuk është ndeshur asnjëherë më parë në karrierën e tij me një çështje të tillë. Gjokutaj theksoi se dosja e prokurorisë ka të meta thelbësore.
“Nuk jam ndeshur kurrë më parë me një rast ku nga azgjeja ngrihet një çështje pa themel, pa prova. Për mua është e qartë se kemi të bëjmë me një proces jo ligjor të pa bazuar në prova. Mund të themi i stisur”, u shpreh Gjokutaj.
Më tej avokati i Mziut sqaroi se prokuroria ka ngritur dy pista, një për tenderin në rrugën “Zgjimi”në Kamëz dhe tjetra për vendosje takse ndaj kompanisë “Gjoka konstruksion”. Avokati thekson se tenderi për të cilin akuzohet Mziu nuk është kryer sepse firma nuk ka dorëzuar dokumentacionin e duhur.
“Në lidhje me çështjen prokuroria ka ngritur dy pista. Së pari tenderi në rrugën ‘Zgjimi’. Dosja e prokurorisë ka të meta thelbësore që vet prokuroria nuk ka dashur ti hetojë. Së pari që të hetosh duhet të kesh një pasojë. Nga buxheti i bashkisë nuk është harxhuar asnjë qindarkë sepse tenderi nuk është realizuar asnjëherë, kjo sepse kompania nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion.
Kompania ‘Gjoka’ ka fituar tenderin për rrugën ‘Zgjimi’. Nga bashkia i është dhënë afati maksimal që të depozitojë dokumentacionin. Kompania jo vetëm nuk ka dorëzuar dokumentacionin por nuk ka paraqitur as figuracionin e kontratës, aktin me të cilin subjekti siguron se do ta kryejë këtë punim apo vepër për të cilën ka fituar”, u shpreh Gjokutaj.
Sipas tij, prokuroria nuk e ha hetuar këtë fakt.
“Jemi detyruar ne e kemi sjellë këtë fakt në gjykatë, gjykata e shqyrtoi dhe nuk e përmend në vendimin e saj, që do të thotë se vendimi nuk është marrë në rezultanten e provave, por e një gjykimi subjektiv për të mos thënë më tepër. Prokuroria nuk e ka hetuar fare këtë fakt edhe kur çështja ishte në hetim. Jemi detyruar ne dhe e kemi sjellë këtë fakt në gjykatë dhe gjykata e ka shqyrtuar por nuk e përmend. Është rezultat i një hetimi subjektiv”,  sqaron avokati.
Përsa i përket çështjes së taksave avokati u shpreh se prokuroria ka përdorur standard të dyfishtë për të njëjtin fakt.
“Pjesa tjetër është taksat dhe tatime. Subjekti kallëzues është gjithmonë kompania ‘Gjoka konstruksion’. Kjo kompani pretendon se i është vënë një taksë e paligjshme. Prokuroria nuk ka hetuar ç’është kjo taksë dhe nga vijnë këto taksa dhe tatime. Çka është më paradoksale në vitin 2015 në shkurt po ky subjekt ka bërë kallëzim të ri. Prokuroria e ka hetuar dhe pushuar çështjen. Kemi standard të dyfishtë për të njëjtin fakt”, u shpreh Gjokutaj.
Ai theksoi se do të ndjekë të gjitha hapat ligjore duke e çuar çështjen në Gjykatën e Apelit.
“Këto fakte tregojnë se ky proces është jo ligjor ne do ndjekim të gjitha hapat e ligjit. Do shkojmë në gjykatën e apelit. Synimi im është që mos e ngatërrojmë figurën e kryetarit të Bashkisë Kamëz me çështje të tjera. çështja nuk ka prova fajësie”, sqaroi avokati i Xhelal Mziut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY