Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Unaza e Madhe”, procedurat dhe masa e përfitimit të qirave, për familjet që preken nga shpronësimet

09/04/2015
“Unaza e Madhe”, procedurat dhe masa e përfitimit të qirave, për familjet që preken nga shpronësimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, Doris Andoni, njoftoi sot në një konferencë për shtyp, procedurat që do të ndiqen, për likuidimin e familjeve që preken nga realizimi i projektit “Unaza e Madhe e Tiranës , segmenti “Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës”.
“Prej gati një viti, rreth 10 institucione të qeverisjes në nivel qendror e vendor, kanë bashkëpunuar për t’i hapur rrugën investimit publik për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, investim, nga i cili do të përfitojnë jo vetëm banorët e Tiranës, por të gjithë banorët e Shqipërisë”, tha Andoni.
“Pas një vëzhgimi në terren, duke trokitur në dyert e banorëve të zonës, nëpërmjet të cilit u bë verifikimi i situatës dhe dokumentacionit që dispononte çdo familje, u identifikuan dy raste, familje që disponojnë certifikatë pronësie të truallit dhe/ose vetëm të banesës dhe familje të cilat nuk disponojnë dokument pronësie”, u shpreh Andoni.
Sipas saj, këto janë kryesisht rastet kur familjet kanë ndërtuar pa leje brenda vijës kufizuese të projektit dhe për rrjedhojë, nuk mund t’i legalizojnë ato.

“Grupi i parë i familjeve iu nënshtrua ligjit të shpronësimit për interes publik. Për të gjetur zgjidhje optimale për rastin e dytë të familjeve që nuk disponojnë tituj pronësie, Qeveria mori përsipër që, nëpërmjet parave të taksapaguesve të mbulojë për dy vite qiranë e plotë të banesës në tregun e lirë (zgjidhje kjo e aplikuar edhe në rastin e Vlorës)”, tha Andoni.
Andoni informoi se sot, paratë për pagesën e qirasë për këto familje, janë depozituar në llogari të Entit Kombëtar të Banesave.
Sipas saj, “nga kjo skemë përfitojnë 76 familje, sipas listës që i bashkëlidhet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 230, datë 13. 03. 2015. Shuma e qirasë varet nga numri i anëtarëve të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, që do të thotë se, pavarësisht se një familje me 6 – 7 a më shumë anëtarë sot banon në një objekt pa asnjë kusht të përshtatshëm, ajo përfiton një shumë prej rreth 32,000 lekë në muaj. Shumë, të cilën e merr në mënyrë të menjëhershme për 9 muajt e mbetur të vitit 2015. Në total rreth 290,000 lekë. Sasia mujore e qirasë varion nga 15,000 lekë për një person të vetëm, në rreth 38,700 lekë për një familje me 10 persona”.
“Drejtoria rajonale e Entit të Banesave Tiranë do të kryejë të gjitha procedurat falas për këto familje, pa aplikuar asnjë kosto administrative. Enti do të depozitojë në numrin e llogarisë të çdo kryefamiljari/familjare, shumën e qirasë për të nëntë muajt e mbetur të vitit 2015. Pjesa tjetër do të akordohet në fillim të vitit 2016. Të gjithë personat që kanë emrin në këto lista janë të lutur të drejtohen sa më parë, në zyrën e Drejtorisë Rajonale të Entit të Banesave të Tiranës, me adresë prapa shkollës ‘Vasil Shanto’, të pajisur me një çertifikatë të gjendjes familjare; një kopje të kartës së identitetit; të dhënat e llogarisë bankare. Personat që nuk kanë llogari bankare, nëse do të jetë e nevojshme, do të asistohen nga punonjësit e Entit për të hapur një të tillë, në bankën më të afërt. Përparësi në ndihmesën për hapjen e llogarive do të kenë gratë dhe personat e moshuar. Enti Kombëtar i Banesave do të shtojë personelin e shërbimit, nëse do ta shohë të nevojshme për të proceduar sa më parë dhe për të mos krijuar vonesa në shërbim të qytetarëve dhe në realizim të veprës publike”, tha Andoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.