Serbia notë proteste Shqipërisë: Pikëpamjet e Ramës provokative, kërcënojnë stabilitetin

Serbia notë proteste Shqipërisë: Pikëpamjet e Ramës provokative, kërcënojnë stabilitetin

57
0
Shares

Ambasadës së Shqipërisë në Serbi i është dërguar një notë protestë nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiç në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
Në notën e protestës thuhet se, “pikëpamjet e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë janë të papranueshme për Serbinë. Kjo është një tjetër deklaratë provokuese e përfaqësuesve më të lartë të politikës në Shqipëri, e cila shkakton dëme në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe kërcënon stabilitetin në Rajon”.
Po ashtu thuhet se Serbia pret mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për dënimin e deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë.
Më tej thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të OKB, dhe i dha udhëzimet e duhura të gjitha misioneve dhe ambasadave jashtë vendit.
Udhëzimet i janë drejtuar të gjitha misioneve të Serbisë në organizatat ndërkombëtare, ambasadave në vendet e BE-së, Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në vendeve fqinje.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY