Berisha: Me këtë qeveri Shqipëria po shket mbrapa, po largohet nga Europa!

Berisha: Me këtë qeveri Shqipëria po shket mbrapa, po largohet nga Europa!

73
0
Shares

Fjala e plotë e mbajtur sot në Parlament gjatë diskutimit mbi marrëveshjen IPA II, 2014-2020

“Falenderoj Komisionin Europian për mbështetjen. Janë qindra milionë euro të disbursuara, para të taksaguesve europianë me të cilat janë ndërtuar institucionet e reja të demokracisë shqiptare, janë realizuar qindra dhe mijëra vite kualifikimi në hapësirën europiane, janë realizuar me qindra projekte infrastrukturore në të gjitha fushat e vendit. Kjo bujari e madhe e taksapaguesve europianë ka patur dhe ka një qëllim më kryesor, përgatitjen e Shqiëprisë, vendit më të varfër që mund të iamgjinohej, për t’u rreshtuar me vendet e BE, për t’u integruar në BE. Ky proces, i cili nisi me firmosjen e marrëveshjes tregtare, marrëveshje fillestare që nuk do të thotë se ishte një shkresë integrimi por është një bazë, vazhdoi me MSA-në, vazhdoi me heqjen e vizave dhe më pas me statusin e bllokuar në vitin 2012, të bllokuar në vitin 2013, nga i njëjti person, Edvin Kristaq Rama, dhe u dha së fundmi në qershor të vitit 2014. Është një proces që kalon me realizimin, përmbushjen, konsolidimin e një sërë standardesh të cilat kanë rezultante një demokraci funksionale, shtet ligjor, ekonomi funksionale, ekonomi tregu. Çpo ndodh me Shqipërinë?   Është i vetmi vend në hapsirën europiane në të cilin, në tempullin e demokracisë së saj, në Parlamentin Europian organzoi workshope kushtuar mjerisht jo progresit të Shqipërisë por shkarjes mbrapa, zhbërjes së standardeve të demokracisë shqiptare. Komisioni Europian ka përcaktuar disa prioritete, janë një univers standardesh por disa prej tyre janë më kryesoret. Ndër më kryesoret është lufta kundër krimit të organizuar. Kjo shumicë e cila me një veprim të paimajghinueshëm, para se të vinte në pushtet shpalli parimin: “Qelbësirat e të gjitha llojeve bashkohuni për të rrëzuar Sali Berishën”. Që në javët e para bëri realitet këtë parim, dorëzoi Policinë e Shtetit në duart e krimit. Këtë institucion, mbi të cilin ishin investuar qindra milionë euro të taksapaguesve të jashtëm dhe shqiptarë, institucion i cili u përball dhëmbë për dhëmbë me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Europës, dhe në 18 muaj vendosi prapa hekurave 106 grupe kriminale dhe organizata, ky institucion në aktin më të parë iu dorëzua falangave të krimit, me të cilat ju erdhët në pushtet.
Vetëm këto ditë, Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë u largua. Një tymnajë e madhe ekziston për transfertën e tij prej 500 mijë euro. Askush nuk e sqaroi këtë, por nuk ka rëndësi.  Pra, Policia ra në duart e krimit, ky që flet prapa (Saimir Tahiri) inauguroi detyrën duke vrarë tjetrin duke folur në telefon me badigardin e tij, ky që flet prapa nisi detyrën e ministrit dhe vrau tjetrin duke e nxjerrë në pritë me telefon për lojrat e fatit. Ky, që nuk ka fytyrë as për t’u zbardhur e as për t’u skuqur. Ky që flet prapa, solli falangat e krimit në Policinë e Shtetit, solli Serezët që morën drogën e Jugut në dorë, solli Albanët që morën kokainën, solli Shullazët. Ky këtu që ja vranë ortakun duke folur në telefon, ose badigardin e tij, akti i parë i tij ishte dorëzimi i Policisë së Shtetit në duart e krimit. Çfarë ndodhi më pas, u kalua nga tritoli në tritol. Bandat e Partisë morën revansh të paimagjniueshëm. A e dini ju që Karkini i Partisë po shkon drejt lehtësimeve të mëdha, sepse e mbron Sallaku i Partisë. Po, po! Po i ndryshohet akuza po bëhet çdo gjë për Karkinin sepse Sallaku i Partisë ka vetëm një porosi, të lajë e të shpëlajë Karkinin e Partisë. Policinë e mori krimi.  E morën të pafytyrët, e morën ata që nuk kanë asnjë moral, që detyrojnë të lirojnë Konstandinin pasi kanë vrarë katër vetë, pasi kanë shtrirë përdhe katër vetë në një lokal të Tiranës dhe që donit ta lironit. Dhe flet këtu si rrugaç pas shpine.
Policinë e mori krimi! Sepse është mbushur me vrasës, kriminelë, me banditë, sepse ata që u kapën dhëmb për dhëmb me krimin u larguan, u liruan. Sepse ushtruat  parimin “do bëjmë para me njerëzit tanë”, paratë e bëra me drogë. Policinë e mori krimi! E mori tritoli! Sepse janë bandat uniformë e Policisë, banditë, falanga që shkojnë rrëmbjenë njerëz ditën për diell në sheshet e qyteteve me banditin e Partisë për të fshehur dëshmitarë e për të zhdukur dëshmitarë.
Policinë e mori krimi, sepse në qelitë më të thella të burgjeve, me uniformë policie dërgohet Shullazi tek Bami për të ndryshuar dëshminë. Policinë e mori krimi, sepse arrestohet oficeri i saj në vend të Shullazit dhe dje del i pafajshëm. Policinë e mori krimi, sepse oficeri tjetër i infiltruar me bandën e kokainës bëhet shok e mik dhe punon për Albanin e Partisë. Policinë e mori krimi! Sot në Polici është tmerr dhe ferr të shërbesh nga falangat e krimit që kanë penetruar në të gjithë institucionin. Po largohemi gjithnjë e më shumë prej integrimit. Një ngjarje tronditëse, e paparë për një vend ndonjëherë në histori ndodhi. Kryetari i Parlamentit u akuzua për dy vrasje. Kush e mori hetimin përsipër?   Njeriu që iu vra miku në telefon duke folur me të. Ai po bënte kryehetuesin, ai aty që është dhjetë herë më i lig se ai, dhjetë herë më i lig se Shullazi, se të paktën ata rrinë në jetën e malavitës kurse ky ngjitet këtu në karrgien e ministrit. Integrimi është larg dhe ju po punoni për t’u larguar çdo ditë e më shumë prej tij. Do t’iu pyes ju a është lufta kundër korrupsionit një objektiv kryesor i këtij vendi? A është apo sështë? Më thuaj mua ti që po thua se po luftoni, më thuaj kush e rindërtoi Kryeministrinë? Cila firmë? Cila kompani? A e di ti këtë? A ka kryeministër në botë dhe në Europë që të shpenzojë miliona për zyrat e tij dhe për ambjentin përreth pa treguar se cila është firma dhe kompania? A ndodh kjo? A ka kryeministër që shkon nëpër botë dhe fle në hotele me 4-5 mijë dollarë nata? Jo me paratë e tij por ja paguajnë bamirësit. I doli qelbi në Belgjikë, i ngarkon ortakët e tij për të bërë tenderat e qeverisë. Çfarë korrupsioni? Cila është marrëveshja që keni firmosur për CEZ-in, është gjoba më e rëndë në historinë e shqiptarëve. 620 milionë euro i falët kompanisë për marrëveshje të fshehtë. Sa morët ju nga ato euro? Sa mori Kryeministri nga ato euro? Tua u lexoj unë letrën, çfarë u thotë arbitri ndërkombëtar. I thotë që shite interesat e vendit tënd, i thotë se e kishit arbitrazhin të fituar, i thotë se kompanitë më serioze të auditit në botë qendronin në anën e Shqipërisë kurse ju shamngët arbitrazhin dhe firmosët marrëveshjen në kundërshtim flagrant me interesat e këtij vendi.
Çfarë stanardesh janë ato, standardet e natës ku djemtë e deputetëve shkojnë dhe përdhunojnë vajza në gjendje kome në spital. Kjo ëhstë shëndetësia? Këto janë stanradet shëndetosë? Shqipëria do bëjë check up-in që nuk e bën asnjë vend anëtar i Bashkimit Europian, asnjë vend i vetëm, sepse duan të vjedhin, sepse duan ti japin miliona e miliona euro kushërirave të veta, sepse ata duhet ti shndërrojnë në ilaçe për të sëmurë. Prandaj dhe Parlamenti Europian thotë fly back (po shkon mbrapa) Shqipëria. Në cilin vend të BE ndodh që vëllezërit, gratë, burrat e ministrave dhe ministreve të fitojnë tenderat. Më thoni pak dhe ju i dini më mirë se unë. Në asnjë vend. A nuk është korrupsioni një nga kërkesat më kryesore krahas krimit për të ecur përpara drejt integrimit. A e dini ju qytetarë shqiptarë që kjo qeveri dhe këta parafolës këtu nga mazhoranca, qeveria e tyre në dy vjet nuk ka investuar dot një qindrakë nga paratë e Komisionit Europian.    
Këta shohin si të vjedhin, qëllimi i tyre është si të mbushin xhepat. Nuk kanë qëllim si të ndërtojnë infrastrukturën, këta anullojnë projekte, vetëm e vetëm se skanë mbushur me ta. Jeni bërë muratorë të korrupsionit, murator të murit të krimit, të murit të korrupsionit. Cilat janë standardet që ofroni në arsim, standartet e Lizës apo të Mozës kuqalashe që merrte 6 mijë euro dhe nuk i bënit gjyqin dhe i mbani dosjen. Dhe tani, keni një vit që bëni betejë me studentët, doni në mënyrë të pamëshirshme që barrën financiare tua kaloni familjeve shqiptare në mënyrë që të mbyllet përfundimisht dyert e universiteve të këtij vendi. Parim europian ëhstë ky? Është antieuropian, asgjë ska të përbashkët me Europën. Përkundrazi në të shkuarën, në shkuarën e zezë të këtij vendi, atëherë ishte seleksion dhe privilegj universiteti. Bota e ka kapërcyer me kohë këtë dhe sot kudo dyert e universiteteve janë të hapura. Ju doni ti mbyllni ato dhe doni me çdo kusht që të varfërit të mos hyjnë në unviersitete. Për çfarë reformash flisni ju. Rrihni gjoksin, qesharak për pensionet. Ato ndryshimet e ligjit për pensionet unë i trashëgova nga Fatos Nano. Është e vërtetë, Fatos Nano nuk kishte marrë përsipër të rriste moshën e pensioneve. Sigurisht që nuk mora përsipër të rris moshën e pensioneve tek qytetarët më të varfër të Europës të cilët kanë kaluar dekada jete me dhallë e me misër, pra nuk pranuam të rrisnim moshën dhe njeriu që pyet, njeriu që rri me bllok në kokë kur të tjerët në mjerim, njeriu që u rrit në parajsën e bllomenëve mizor nuk di çështje dhimbja njerëzore, varfëria dhe mjerimi i të tjerëve. Rrihni gjoksin këtu se bëra reformën, çfarë reform bëtë? Ajo është anti reformë, është krim ndaj të moshuarve të Shqipërisë. S’keni ndjenja!
Cfarë reforma bëtë ju? Ju bëtë reformën territoriale që jo vetëm Zografi do tua kishte lakmi ju. 7 bashki në një qark me 120 mijë banorë dhe 4 bashki në një qark me 1 milionë banorë. Kësaj i thoni refromë ju? Kjo është pseudoreformë, është antireformë, është reformë elektorale. Integrimi nënkupton zhvillim, çdo fjalë mund ti dëgjoni atij kreut tuaj, çdo fjalë, por fjalën e zhvillim rrëmoni sa të doni në fjalimet e tij, në llogoren e tij, del këtu dhe flet nga 3 orë, vetëm fjalën zhvillim nuk e gjen dot. Por se gjen dot fjalën zhvillim, sepse ka konceptin e burgut, sepse nga dajë Koleka i ka mbetur burgu.    Ai e ka mendjen burg, e ka mendjen hekura! A e dini ju që ka dy vjet në pushtet dhe s’tregon dot asnjë kilometër rrugë të ndërtuar. A e dini ju që ka dy vjet në pushtet dhe nuk po bën dot një projekt të firmosur nga kjo qeveri. Më thoni ku? Në cilën fushë? A e dini që ska një ujësjellës të financuar prej tij? Nuk ka asnjë shkollë të re të ndërtuar në mbarë vendin! Absolutisht, a e dini ju që nuk ka asgjë dhe vetëm një vërsulje të grabitur dhe ngelën duke i dalë herë Bankë nga para herë FMN, herë institucione të tjera. E përgëzoj Bankën Botërore për vëzhgimin rigoroz që u ka bërë dhe po u bën tenderave.
I bëj thirrje Komisionit Europian të mbikqyrë çdo prokurim të kësaj mazhorance, se pas çdo prokurimi fshihet skema e vjedhjes së tyre. Dhe mos lejoni pra që paratë e taksapaguesve të përfundojnë në xhepat e lukunisë së kësaj mazhorance. 
E mbyll edhe njëherë me thirrjen time, të bëni një reflektim të thellë megjithëse jam i bindur se në çdo gjë që të bëni nga spirali i krimit ju nuk dilni dot. Ju jeni të gatuar me krimin, ju jeni të gatuar me korrupsionin. Tragjike është se institucioni më themelor në luftën kundër tij është dorëzuar që në fillim nën kthetrat e krimit.
Tani do e mbyll me dy fjalë. Tregon fytyrën, moralin, karakterin tënd. Unë mendoj se kjo platformë duhet të jetë një platformë shkëmbimi mendimi, kritikash, publikim faktesh e dokumentash por jo sharjesh.
Javën e kaluar bashkë me Edi Ramën nuk latë fjalë pa nxjerrë, me “jashtënxjerrje”, me “jashtëqitje” dhe çdo gjë tjetër. Fjalori është i lirë për të gjithë, fare mirë mund të të thoshin ty: jashtëqitje e Edi Ramës dhe Edi Ramës, jashtënxjerrje e Ilir Metës!” 
Replika pas fjalës së deputetit Tahiri:
“Kur të sulmon Bami, fjalën i ha këlyshi. Por prapë do ti them dy gjëra. Se cili je ti, fatmirësisht të njohin shumë. Një i droguar, një njeri që nise shkollë dhe mbetet në ccdo shkollë, një njeri që u more me kontrabandë familjarisht. Një njeri që ke një seri lidhjesh droge dhe je i dënuar disa herë për shpifje nga organet e drejtësisë. Përsa i përket trillimeve tuaja unë prapë do them, përsa i përket shkresës shko të të thotë Ina Rama për të. Ke Ina Ramën, shko pak tek Ina Rama të të tregojë historikun e shkresës ashtu sicc ëhstë. Përsa i përket citimeve që i bën mafies, nuk më ccudit, je pjellë e tij, je pjesë e saj. Nuk përfaqëson asgjë tjetër.  Ti citon mafien, ti s’mund të mos e citosh mafien sepse je pjellë e saj. Tu përgjigja shko tek Ina Rama të të tregojë për shkresën, ka hetuar apo nuk ka hetuar. Së dyti, citon mafien, je pjellë e saj, je këmbë e kohë i mafies dhe kontarbandës. Së treti, a e dini se pasi u bë ministër? Arrestoi punonjësin që i arrestoi të atin, sepse sillte kontrabandisti nga Italia ilacce dhe i dorëzonte tek i ati. Pse tentakulat e krimit bëhet ministër, Bashkimi kontrabandist mbetet.
Përsa i përket helikopterit, këta e kanë në gjak këtë punë, skenar filmi i sigurimit të shtetit. Do t’u tregoj një histori. Në vitin 1999, këta më hoqën mua imunitetin. Me çfarë akuze? A e dini apo jo? Nxorri Prokurori i tyre një shishe Pepsi-Cola, shkoni merrni filmin. Nxorri një shishe Pepsi-Cola dhe tha se me këtë homogjen, Berisha do të helmonte popullatën. Shkuan e morën gazetarët, ajo ishte Pepsi-Cola. Tani kanë gjetur një betejë për të akuzuar Lulzim Bashën. Këto janë marrëzira. Këta janë të kryeqëzuar me krimin. Se mburresh ministër. Por ministër në botë, ministër rendi që takohet me vrasësit, ministër rendi që takohet me eksponentin kryesor të malavitës dhe kur i thotë Policia se mund të ai që ka vendosur tek farmacia e Bashkimit, të atit të tij, tritolin, jo jo thotë – ai është djalë i mrekullueshëm, kurren e kurres. Kjo është e vërteta. S’ka minister ne bote keshtu. Vetëm ministër s’mund të jesh, je vazhdim i krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY