Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria, 109 milionë lekë financime për bashkësitë fetare në Shqipëri

08/04/2015
Qeveria, 109 milionë lekë financime për bashkësitë fetare në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme, masën e financimit nga buxheti i vitit 2015, prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, në Shqipëri.
Me vendimin e sotëm, qeveria, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 6, të ligjit nr.10140, datë 15. 05. 2009, “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare tradicionale që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, të nenit 5, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.160/2014, datë 27.11.2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, vendsoi edhe ndarjen e kësaj mase financimi për çdo bashkësi fetare
Kalimi i fondit të bëhet brenda muajit prill të vitit 2015, ndërsa ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.
 


Masa e financimit për bashkësitë fetare

109 000 000 (njëqind e nëntë milionë)
lekë – masa e financimit nga buxheti i vitit 2015
(total)

a) 31 416 000 (tridhjetë e një milionë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë)
lekë –
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë,
të ndarë:


i.
11 748 000
(njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë)
lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës;

ii.
19 668 000
(nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë)
lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
 
b) 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë)
lekë –
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,
të ndarë:

i. 20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë)
lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës;
ii. 5 280 000 (pesë milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë)
lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
 
c) 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë)
lekë –
Kisha Katolike në Shqipëri,
të ndarë:

i. 5 676 000 (pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë)
lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës;
ii. 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë)
lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
 
ç) 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë)
lekë –
Kryegjyshata Botërore Bektashiane,
të ndarë:

i. 3 696 000 (tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë)
lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;
ii. 15 144 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë)
lekë, përkatësisht,:
• 10 144 000 (dhjetë milionë  e njëqind e dyzet e katër mijë)
lekë – për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit).
• 5 000 000 (pesë milionë)
lekë – për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër.
iii. 7 000 000 (shtatë milionë)
lekë – për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2015, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.