Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shpërthimi në Marinzë, procedim penal për “Bankers Petroleum”

02/04/2015
Shpërthimi në Marinzë, procedim penal për “Bankers Petroleum”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria e Policisë së Fierit ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, si shkaktare e shpërthimit të gazit në fshatin Marinzë, në afërsi të pusit P 29.
Fontanat ku shpërtheu gazi ndodhen rreth 200 metra nga pusi i shpimit të kompanisë në fjalë. Me përfundimin e aktivitetit në këtë pus, u kryen veprimet e para procedurale, u bë këqyrja e banesave të dëmtuara nga llumi dhe uji i dalë nga fontana, si dhe e 6 banesave pa dëmtime strukturore në konstruktin e tyre, por me dëmtime në sipërfaqet e tokës përreth. Është këqyrur dhe një pjesë e rrugës së fshatit Marinzë, rrugë e paasfaltuar, e cila ka pësuar dëmtime në disa pjesë të saj.
Policia është ende në pritje të specialistëve të AKBN-së për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që është konstatuar dëmtimi i banesave të 9 familjeve në këtë zonë.
Në vende të ndryshme përreth fontanës kryesore kishte çlirime të tjera, të cilat mund të shkaktonin dobësim të terrenit dhe dëmtime të banesave përreth. Pas komunikimit me drejtues të pushtetit lokal u morën masa të menjëhershme për evakuimin e banorëve përreth zonës së mësipërme. U evakuuan fillimisht 50 familje si dhe u bë sigurimi i vendit, duke mos lejuar futjen e personave të tjerë të paautorizuar në këtë territor, përveç punonjësve të kompanisë “Bankers Petroleum” dhe forcave të emergjencës.
Nga ana kompanisë u ndërhy në pusin P 29, duke kryer çimentimin e tij dhe injektimin e lëndëve speciale, por policia për arsye sigurie ka ruajtur një perimetër prej 500 metra larg objektit.
Një vrimë në tokë dhe një sasi e madhe argjile ka mbetur nga shpërthimi i fortë i gazit nga nëntoka mëngjesin e një prillit. Familja që banonte pranë saj ishte ndër të parat që u largua për shkak të situatës katastrofike të krijuar. E gjithë zona është e mbuluar nga balta e argjilës dhe ka ende burime më të vogla gazi, që kanë rritur frikën tek banorët, se pas asaj që ndodhi në fshat do të nisin shembjet e tokës.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.