Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD protestë në Shkodër, Basha: Shqipëria nën thundrën e krimit të veshur me pushtet

02/04/2015
PD protestë në Shkodër, Basha: Shqipëria nën thundrën e krimit të veshur me pushtet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka zhvilluar sot protestën e paralajmëruar në qytetin e Shkodrës.
Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se është bërë njësh me krimin dhe se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna.
“Shqiptarët nuk e gëlltisin dot më çorbën e prishur Ram-Meta”, u shpreh Basha.
Me tej ai theksoi se vendi ndodhet nën thundrën e një diktature të re dhe se pushteti është veshur me krim.
“Sundimi është qëllimi. Kastat komuniste kanë njohur dhe njohin vetëm sundimin por jo qeverisjen. Qeverisja e popullit, për popullin dhe prej popullit nuk është parullë. Qeverisja është përgjegjësi, janë qytetarët ata që kontrollojnë qeverisjen. Këta ujq qime-ndërruar por zakon paharruar po të kishin respektin minimal për demokracisë nuk flaknin në kosh pa u skuqur premtimet. Nuk u binin paturpësisht burive të propagandës. Krimi është aleati i tyre i përçudnuar. Shihet qartë se me krimin janë bërë njësh. Nuk dallohet ku fillon Edi Rama dhe Ilir Meta dhe ku mbaron krimi i mbuluar me pushtet. Shqiptarët nuk e gëlltisin dot më çorbën e prishur Rama-Meta”, u shpreh Basha.
Basha akuzoi qeverinë se nuk kanë bërë asnjë gjë për të sjellë punësim dhe ulje të varfërisë. “Qeverisja Rama-Meta nuk solli rend e siguri, nuk solli shëndetësi falas, gjithçka është bërë keq e më keq. Dyshja Rama- Meta pasurohen çdo ditë në kurriz të taksapaguesve të Shkodrës. Lista e rrenave është e gjatë por nuk mund të themi që nuk kanë sjellë asnjë gjë. Kanë sjellë varfëri të madhe të Shkodrës, kanë sjellë krim në Shkodër. Ky qytet ka ecur gjithnjë në një korsi tjetër. Kulturën ka zgjedhur, Evropën ka zgjedhur. Nuk ishte zgjedhja jua që banditët të merrnin në dorë qytetin, ishte paja e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Jemi nën thundrën e një diktature të re të pushtit të veshur me krim dhe krimit të veshur me pushtet. Varfëria dhe kriminalizimi janë dy veprat e mëdha veprat e zeza të Edi Ramës dhe Ilir Metës në dy vitet e sundimit të tyre. Me të njëjtën pabesi që regjimi komunist vranë 4 bijtë tuaj me të njëjtën pabesi Rama- Meta morën votën dhe i prenë në besë shkodranët. Me këta të dy më keq do bëhet. Ata janë drama e Shqipërisë deri ditën kur ti largojmë nga pushteti. Në zgjedhjet e 21 qershorit duke votuar në një referendum historik për ti thënë jo krimit në sistem, jo Ilir Metës, jo Edi Ramës. Çelja e një të ardhme të re që ka për kryefjalë zhvillimin. Nuk mund ta poshtërojnë veriun nuk mund ta poshtërojnë jugun. Ndizini furrnaltat e zemrave shkodrane. Tiktaku i orës në çdo rrahje afron fundin e pashmangshëm të sundimit oligarkik Rama-Meta”, përfundoi Basha.
Duke kujtuar 2 prillin (në protestën e 24 viteve më parë kundër ish-pushtetit komunist, mbetën të vrarë katër të rinj shkodranë, konkretisht Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, të gjithë 21 dhe 22 vjeç) kryedemokrati Basha tha se protesta masive do të ketë në çdo qytet me qëllim shporrjen e Metës dhe Ramës.
Protesta e sotme e PD-ës në Shkodër, bëhej në ditën përkujtimore të 2 prillit 1992. Plot 24 vjet më parë, në qytetin e Shkodrës katër të rinj u vranë, gjatë një proteste të madhe qytetare në këtë qytet kundër qeverisë komuniste, që pak ditë më parë kishte humbur edhe zgjedhjet.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.