Hapja e dosjeve, vendimi i Fehmi Abdiut dhe Bamir Topit rrëzon draftin...

Hapja e dosjeve, vendimi i Fehmi Abdiut dhe Bamir Topit rrëzon draftin e shoqërisë civile

82
0
Shares

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot në parim draftin e propozuar nga qeveria për “Hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, duke rrëzuar nismën ligjore të hartuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e dy deputetëve të opozitës, Mesila Doda (PD) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU).
Sipas deputetit demokrat Gent Strazimiri, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2008, mund është vendimi Fehmi Abdiu dhe Bamir Topi.
Gjate diskutimeve deputeti Fatmir Mediu u shpreh se ish-të përndjekurit politik kërkojnë që ligji të shoqërohet me lustracion. Ndërsa deputeti Armando Subashi theksoi se çështja është e ndjeshme ndaj duhet të mbështetet në Kushtetutë.
Në lidhje me projektligjin e sjellë nga qeveria, që është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, Subashi ka theksuar se ky ligj thjesht parashikon të drejtën e informimit dhe se nuk ka gjetur element antikushtetues, por pavarësisht kësaj ai shton se mund të ketë nevojë për disa rregullime.
Drafti i qeverisë parashikon që procesi të bëhet nga Autoriteti i Informimit Publik, një strukturë me pesë anëtarë, që do të jetë në varësi të Kuvendit.

Varianti i parë
Varianti i parë, i cili edhe është rrëzuar nga Komisioni, ka qenë projektligji i propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve.
Që në fillim të diskutimit ky projekt-ligj është kundërshtuar nga deputeti socialist Armando Subashi i cili theksoi se ky propozim është i njëjtë me atë të viti 2008 që u shfuqizua në tërësi nga Kushtetuta.
“Ligji 2008 bashkë me këtë të ardhur nga dy deputetët janë njësoj në përmbajtjen e vet mund të ndryshojnë vetëm në presje. Përpara kemi një vendim të Kushtetutës për shfuqizimin e këtij ligji në tërësi. Pra ligji i 2008-s është shfuqizuar. Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese”, tha Subashi.
Kjo pikë është kundërshtuar nga demokrati Gent Strazimiri, i cili theksoi se “Vendimi i gjykatës kushtetuese në 2008, mund të them që është vendimi Fehmi Abdiu dhe Bamir Topi”.
Argumenti i Strazimirit është rrëzuar nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se vendimi i 2008 i Gjykatës Kushtetuese është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias.
“Vendimi i 2008-s i Gjykatës Kushtetuse është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias. Ka dhe një gjë në ketë histori, PD 8 vjet në pushtet la të bënte një ligj të ri duke reflektuar mbi atë ligj”, tha Xhafaj.
Përveçse antikushtetueshmërisë, Subashi ngre edhe kritika të tjera për projekt-ligjin e propozuar nga Doda dhe Idrizi. Sipas tij kohështrirja deri në vitin 2030 është shumë e gjatë.
“Shtrirja e efekteve të këtij ligji deri në dhjetor të 2030 është shumë e gjatë. Ne nuk duhet ta miratojmë ketë projektligj që është në kundërshtim me standardet”, tha Subashi.
 
Varianti i dytë
Në lidhje me projektligjin e sjellë nga qeveria, që është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, Subashi ka theksuar se ky ligj thjesht parashikon të drejtën e informimit dhe se nuk ka gjetur element antikushtetues, por pavarësisht kësaj ai shton se mund të ketë nevojë për disa rregullime.
“Ky ligj thjesht parashikon të drejtën e informimit. Nuk gjeta element antikushtetues është në përputhje me standardet. Mund të ketë nevojë për disa rregullime në nene të ndryshme. T’i hapim rrugë, ta miratojmë në parim”, tha më tej Subashi.
Ndërkohë që anëtarët e opozitës në këtë Komision kanë zhvlerësuar efektet e variantit të propozuar nga qeveria duke vlerësuar si më të mirë atë të propozuar nga dy kolegët deputetë.
“Ligji i ardhur nga qeveria në mënyrë të qëllimshme për të rrezuar atë të deputetëve . Ligji qeverisë as më shumë e as më pak vetëm informim, nuk duhet ta hedhim poshtë apriori ligjin e kolegëve”, tha Fatmir Mediu.
Ndërsa deputetit demokrat, Eduard Halimi e ka vlerësuar si hipokrizi variantin e propozuar nga ana e qeverisë. Sipas tij ky projekt-ligj është thjesht informues,  ndërkohë që varianti i propozuar nga dy kolegët e opozitës parashikon largimin e zyrtarëve të lartë që kanë kryer barbari në komunizëm.
“Projektligji i qeverisë vetëm informues, Projektligji deputetëve parashikon largimin nga poste zyrtare të atyre njerëzve që kanë bërë barbari gjatë 45 viteve. Nëse ne i themi qytetarëve vetëm mund të informoheni, pa i bërë gjë, atëherë kemi të bëjmë me hipokrizinë ndaj qytetarëve, me retorika boshe. Është njësoj siç po ndodh tani ku në administratë ka njerëz me rekorde kriminale”, tha Halimi.
Pro variantit të deputetëve Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi  në komisionin e Ligjeve është shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani i cili theksoi se duhen gjetur  mjete për të që në administratë mos ketë nga ata që bënë diktaturën.
 



Debatet në Komisionin e Ligjeve për dy variantet e propozuara
Armando Subashi:
Ligji i viti 2008 bashkë me këtë të ardhur nga dy deputetët janë njësoj në përmbajtjen e vet mund të ndryshojnë vetëm në presje. Përpara kemi një vendim të Kushtetutës për shfuqizimin e këtij ligji në tërësi. Pra ligji i vitit 2008 është shfuqizuar. Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese. Shtrirja e efekteve të këtij ligji deri në dhjetor të 2030 është shumë e gjatë. Ne nuk duhet ta miratojmë ketë projektligj që është në kundërshtim me standardet.
Gent Strazimiri: Vendimi i gjykatës kushtetuese në 2008, mund të them që është vendimi Fehmi Abdiu dhe Bamir Topi.
Fatmir Xhafaj: Vendimi i vitit 2008 i Gjykatës Kushtetuese është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias. Ka dhe një gjë në ketë histori, PD 8 vjet në pushtet la të bënte një ligj të ri duke reflektuar mbi atë ligj.
Armando Subashi: Varianti i qeverisë thjesht parashikon të drejtën e informimit. Nuk gjeta element antikushtetues është në përputhje me standardet. Mund të ketë nevojë për disa rregullime në nene të ndryshme. T’i hapim rrugë, ta miratojmë në parim.
Fatmir Mediu: Ligji i ardhur nga qeveria në mënyrë të qëllimshme për të rrezuar atë të deputetëve . Ligji qeverisë as më shumë e as më pak vetëm informim, nuk duhet ta hedhim poshtë apriori ligjin e kolegëve.
Eduard Halimi: Projektligji i qeverisë vetëm informues, Projektligji deputetëve parashikon largimin nga poste zyrtare të atyre njerëzve që kanë bërë barbari gjatë 45 viteve. Nëse ne i themi qytetarëve vetëm mund të informoheni, pa i bërë gjë, atëherë kemi të bëjmë me hipokrizinë ndaj qytetarëve, me retorika boshe. Është njësoj siç po ndodh tani ku në administratë ka njerëz me rekorde kriminale .
Nard Ndoka: Të dy projektligjet për propagandë. Nuk përmbushin kriteret. Duhet një ligj nga të  dy palët, ose ja lëmë shoqatave ta bëjnë.
Arben Ristani: Jam dakord që procesi të shoqërohet me lustracion. Këtu bëhet fjalë për eshtra njerëzish. Ata që bënë diktaturën të bëjnë dhe demokracinë. Ka mundësi që brenda praktikës kushtetuese ka mundësi ta realizojmë këtë. Çfarë po ndodh sot, mbushet Parlamenti me kriminel me trafikantë droge. Duhet te gjejmë mjete për të shmangur këto që në administratë mos ketë nga ata që bënë diktaturën, por dhe në parlament mos kemi kriminelë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY